'Bomba' e re nga Anglia, dënim ekstrem për Manchester Cityn! 115 akuza kundër 'Qytetarëve'
Manchester City, stadiumi 'Etihad'
Në Angli, gjyqi i Manchester Cityt vazhdon të zhvillohet në lidhje me 115 akuzat për shkeljen e “fair play”-it financiar ndërmjet viteve 2009 dhe 2018. Tre ditë pas fillimit të betejës ligjore, disa thashetheme duket se sugjerojnë një skenar gjithnjë e më serioz në dëm të klubit anglez .
Sipas 'The Telegraph', nëse do të shpalleshin fajtorë, 'Qytetarët' jo vetëm që do të rrezikonin rënien nga Premier League, por gjithashtu mund të përjashtoheshin nga garat e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Kupën Carabao, FA Cup, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube.
Një përplasje totale, me pak fjalë, për të cilën nuk ka ende siguri për momentin, por që e bën çështjen gjithnjë e më të mprehtë dhe të ndërlikuar. Për më tepër, klubet e tjera në Premier League dhe më gjerë, do ta ndiqnin me vëmendje çështjen për të kuptuar çdo lëvizje të Federatës Angleze dhe UEFA-s.
Të interesuara për caktimin e një dënimi të rëndë në rast fajësie, klubet nuk do të kënaqeshin me një zbritje të thjeshtë pikësh ose një rënie nga liga, por do të donin një dënim shembullor.
Gjë që sipas rregullave në fuqi mund të nënkuptojnë përjashtim nga të gjitha turnetë kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit që luhen në ‘Air Albania’, Shqipëri -Çeki dhe Shqipëri - Ukrainë
25 Shtator, 18:43
-
UEFA i heq ‘San Siros’ finalen e Champions League për vitin 2027
25 Shtator, 11:04
-
GOLAT/ Chelsea bind me 5 gola, kalon në 1/8 e Carabao Cup! Kualifikohen edhe Man. City, Leicester e Aston Villa
25 Shtator, 09:30
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tiranë në shtator të 2025-ës
24 Shtator, 20:04
-
Me 100 mijë vende, publikohen pamjet nga projekti për stadiumin e ri të Manchester United! Kostoja 2 miliardë euro
24 Shtator, 15:01
-
UEFA pranoi gafën me 'dorën' e Cucurellas, ironizon Toni Kroos: Tani jam unë kampion Evrope?
24 Shtator, 14:27
-
‘Dhimbje koke’ për Guardiolën, Rodri këput ligamentet! Sezoni thuajse i mbyllur
24 Shtator, 13:51
-
Armando Broja me pronarë të rinj, drejtuesit e Romës blejnë Evertonin! Borxhi 600 mln euro
24 Shtator, 12:36
-
Nga derbi i kryeqytetit në Europa League, Juxhin Xhaja gjykon në Holandë
24 Shtator, 09:08
-
Arsenali ‘dridh’ Man. Cityn në ‘Etihad’, e barazon 2-2 me një lojtar më pak! ‘Qytetarët’ shënojnë në minutën e 98-të, Haaland rekord
22 Shtator, 19:54
-
Manchester United me stadium të ri, çfarë ndodh me 'Old Trafford'?
22 Shtator, 16:29
-
Kalendari i ngjeshur, futbollistët kërcënojnë UEFA-n: Po shkojmë drejt grevës
20 Shtator, 15:29