Bota nënujore e Gjirit të Ksamilit
fokusi te mbrojtja e zonave detare

Bota nënujore e Gjirit të Ksamilit<br />fokusi te mbrojtja e zonave detare
Bregdeti jugor shqiptar karakterizohet nga habitate të ndryshme nënujore dhe pasuri të mëdha detare, të cilat kërcënohen nga rritja e shpejtë e zhvillimit bregdetar dhe e turizmit. Për këtë ekosistem të brishtë dhe të gjerë detar, ekzistojnë shumë pak të dhëna ekologjike. Një hulumtim i bërë nga Qendra e Marinës Shqiptare ka për qëllim të korrigjojë dhe të mbushë këtë boshllëk të njohurive, duke mbledhur të dhënat bazë, duke krijuar harta e habitateve natyrore, dhe duke kryer kërkime shkencore mbi shkëmbinjtë nënujorë ku ndodhen shumëllojshëm ri koralesh të buta dhe shkëmbore. Po kështu ky hulumtim studion natyrën nënujore dhe botën e gjallë që ekziston në gjirin e Ksamilit. Rezultatet e nxjerra nga ky hulumtim do të nxisin mbrojtjen e gjirit të Ksamilit nga dëmtimet dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke ndikuar kështu edhe në forcimin e përpjekjeve të mëtejshme për mbrojtjen e natyrës në të gjithë Shqipërinë.
 
Shqipëria ka përjetuar rritje të shpejtë ekonomike dhe të turizmit bregdetar që prej rënies të qeverisë komuniste, dy dekada më parë. Zhvillimi bregdetar ka rezultuar me pasoja në shfrytëzimin e burimeve detar, çka kërcënon ekosistemet e ndryshme detare të Shqipërisë, duke përfshirë dhe shkëmbinjtë nënujorë të koraleve të buta shkëmbore, komunitetet e sedimenteve të buta, si dhe disa prej habitateve bimore nënujore në Detin Mesdhe. Ekosistemet detare ishin të pambrojtura deri në vitin 2010, edhe pse peshkimi deri në këtë kohë ka qenë kryesisht artizanal. Në 2010 u caktua edhe zona e parë e mbrojtur detare në Shqipëri për ujërat përreth Ishullit të Sazanit në Gadishullin Karaburun. Krijimi i zonës së parë të mbrojtjes detare ishte një moment historik për mbrojtjen e zonës detare shqiptare, ndërsa u pa e nevojshme të ndërmerreshin nisma të tjera.
 
Gjiri i Ksamilit, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë, është një ambient i shkëlqyeshëm për të analizuar ndryshimin e ekosistemeve detare, pasi në të gjallon një diversitet i madh i llojeve të ndryshme të habitateve.
Fondacioni Detar RPM
 
Gjiri i Ksamilit përmban një llojshmëri të madhe bimësh nënujore, si dhe struktura të ndryshme të vendosura në shkëmbinj. Strukturat artificiale nënujore të përfshira në këtë studim, kanë të bëjnë me pjesë të shkëputura të anijeve të makinës shqiptare të mbytura qëllimisht në vitin 2010 si pjesë e projektit për zhvillimin e struktura artificiale nënujore, duke paraqitur një mundësi për të kuptuar modele komplekse përreth jetesës së gjallesave ujore ngjitur me këto materiale të huaja për to.
 
Pavarësisht pranisë së habitateve të ndryshme detare në Gjirin e Ksamilit, më përpara nuk janë krijuar të dhëna gjithëpërfshirëse për këto gjallesa nënujore. Krijimi i një sistemi vlerash nënujore për zonën ujore shqiptare, do të ndikojë në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e këtyre zonave ujore nga shkatërrimi dhe degradimi, si pasojë e zhvillimit të zonave bregdetare dhe turizmit.
 
Ky studim ka për qëllim të çojë me tej përpjekjet e Ruajtjes Detare në gjirin e Ksamilit duke përdorur metodologjitë që do të jenë të zbatueshme për sistemet e tjera detare në Shqipëri. Përpjekjet e mëparshme kërkimore nga Qendra Shqiptare për Kërkime Detare në gjirin e Ksamilit kanë përfshirë instalimin e parashikuesve afatgjatë të temperaturës, një studim pilot duke përdorur aparatura të ndryshme për të ndjekur zhvillimin e larvave për një periudhë njëvjeçare, dhe duke fotografuar këtë ecuri.
 
Së pari, ky studim do të gjenerojë harta me rezolucion të lartë për matjen e larmishmërisë dhe zhvillimit të borës nënujore të llojshmërisë dhe habitateve në gjirin e Ksamilit. Këto harta do të tregojnë vende, habitate, zhvillim të jetesës së gjallesave drejt thellësisë, koralet, bimët nënujore, sedimente të buta, si dhe shpërndarjen e komuniteteve biologjike të gjetura në këto habitate.
 
Harta e habitateve do të krijohet duke përdorur materialet e mbledhura rishtazi, si dhe ato ekzistuese, të hulumtuara dhe grumbulluara nga Fondacioni Detar RPM. Së dyti, të dhënat bazë mbi peshqit, jovertebrorët dhe komunitetet e algave në gjirin e Ksamilit do të mblidhen duke përdorur metoda inovative të studimit të hulumtive të bëra gjatë zhytjeve.
Fondacioni Detar RPM 1
Fondacioni Detar RPM 2
(Foto gjatë punës kërkimore të Fondacionit Detar RPM)

Së treti, hipoteza e rezultuara nga hulumtimi do të testohen për të provuar nëse habitatet artificiale dhe habitatet të ndodhura në fund të detit ndryshojnë strukturën e komuniteteve të peshqve, të llojeve të jovertebrorëve apo algave, apo të strukturës biogjenike të tyre. Hulumtimi gjithashtu do të testojë hipotezën se vendosja e shkëmbinjve nënujorë artificiale ndryshon strukturën e komunitetit të habitatit natyror ekzistues përmes çrregullimit fizik dhe futjes së substratit jonatyror për agregimin dhe prodhimin. Të dhënat e rezultuara nga studimi dhe hipoteza e nxjerra pas kërkimit do të mblidhen gjatë studimeve bazike për të analizuar ecurinë e zhvillimit dhe mënyrën e jetesës së këtyre gjallesave nënujore. Të dhënat e shumëllojshme do të analizohen duke përdorur paketat e software-ve PRIMER-E dhe R. Rezultatet do të jenë në dispozicion të subjekteve të interesuara të qeverisë shqiptare dhe do të botohen në mënyrë që të informojnë qytetarët lidhur me mbrojtjen e zonave detare.
 
Hetuesit kryesorë për këtë studim janë Avery Paxton dhe Derek Smith. Znj. Avery Paxton është një studente e doktoraturës në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill dhe është Asistente Hulumtuese në Qendrën Shqiptare për Kërkime Detare. Paxton është duke zhvilluar disertacionin e saj mbi ekologjinë detare dhe konservimin e substrateve. Avery Paxton ka përvojë katërvjeçare në mësimdhënie dhe ka marrë pjesë në disa turne studimore, ndërsa ka studiuar ekologjinë bregdetare shqiptare që nga viti 2012. Ajo është gjithashtu një zhytëse shkencore në programin e zhytjes së Qendrës.
 
Z. Derek Smith është një kandidat i doktoraturës në Universitetin e Uashingtonit në departamentin e Biologjisë dhe është një Drejtor i Qendrës për Ekologjinë Bregdetare. Ai ka studiuar ekosistemet detare në Shqipëri që nga viti 2008 dhe ka iniciuar dhe realizuar edhe më parë kërkime nënujore. Smith aktualisht është duke punuar për këto studime natyre dhe për identifikimin në terren të udhëzuesve për bregdetin jugor shqiptar. Derek Smith ka kontribuar edhe me botime të shumta mbi mbrojtjen dhe menaxhimin e rajoneve detare dhe oqeanore. Teza e tij për Master në Universitetin e Havait ka hetuar ndikimet e mbytjeve historike mbi krijimin e koraleve tek shkëmbinjtë nënujorë në Monumentin Kombëtar Detar të Ishujve Veriperëndimorë të Hawai.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron