KATAR 2022/ Holanda kualifikohet në 1/8 e Botërorit, Gakpo dhe de Jong 'likuidojnë' të zotët e shtëpisë! 'Tulipanët' kokë grupi (VIDEO)

KATAR 2022/ Holanda kualifikohet në 1/8 e Botërorit, Gakpo dhe de Jong 'likuidojnë' të zotët e shtëpisë! 'Tulipanët' kokë grupi (VIDEO)

Pamje nga Holandë 2-0 Katar

FT/ Holandë 2 - 0 Katar (Gakpo 26', de Jong 49')

Holanda fitoi 2-0 me Katarin në grupin A të Botërorit 2022. Në "Al Bayt Stadium" në Al Khor, "Tulipanët" iu falën golave të Gakpo në minutën e 26 dhe de Jong në minutën e 49. Me këtë tri pikësh Holanda shkon në vendin e parë në grupin A me shtatë pikë, duke kaluar më tej në 1/8 e kompeticionit.

Skuadra e van Gaal dominoi gjithë ndeshjen, duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim fitoren. Një aksion i bukur në minutën e 26 të ndeshjes dhe loja tiki-taka solli realizimin e Gakpo, që shkon në kuotën e tre golave në këtë kompeticion. Në pjesën e dytë, në të 49 minutë shënoi edhe de Jong, duke bërë që holandezët të arkivojnë tri pikët.

Sot u mbyllën ndeshjet në grupin A, me Holandën që kryeson me shtatë pikë duke kaluar në fazën e 1/8 si kokë grupi. Në vendin e dytë Senegali me gjashtë pikë që kalon më tej, teksa lamtumirën eventit ia japin Ekuadori (4 pikë) dhe Katari me zero pikë.

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
VIDEO/ Holanda mbyll llogaritë e Kupës së Botës, de Jong shënon golin e dytë dhe dërgon skuadrën në 1/8

49' Holandë 2-0 Katar. "Tulipanët" shënojnë golin e dytë kundër Katarit. de Jong nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë pas një aksioni të bukur nga skuadra e van Gaal. Me këtë gol Holanda siguron vendin e parë në grupi A të Botërorit.

 

Ora 16:28
VIDEO/ Kualifikimi një formalitet, Holanda i shënon Katarit pas 26 minutave lojë! Shkëlqen sulmuesi i PSV

26' Holandë 1-0 Katar. Gakpo shënon për "Tulipanët" në minutën e 26-të. Një aksion i bukur nga skuadra e van Gaal ka bërë që sulmuesi i PSV të dërgojë topin në rrjetë, duke shkuar në kuotën e tre golave në Botëror, njëjtë sa Mbappe dhe Enner Valencia që kryesojnë listën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin