‘Jemi më të fortë dhe të bashkuar se kurrë’ ka siguruar trajneri i Portugalisë Roberto Martinez para ndeshjes së dytë në grupin e Botërorit kundër Uzbekistanit. Sot ‘luzitanët’ përballen në orën 19:00 me një prej debutuesve në Botëror, teksa fitorja është i vetmi rezultat që mund të largojë tymnajën e ngritur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë kundër Kongos.
Prej atij momenti kritikat kanë shpërthyer në masë dhe sidomos ndaj Cristiano Ronaldo-s. Në konferencën për shtyp Martinez nuk e konfirmoi CR7 si titullar, por tha se cilësitë e tij i nevojiten shumë kësaj Portugalie. Sot ‘luzitanët’ zbresin në fushë jo vetëm për 3 pikët, por edhe të treguar se në përfaqësuese nuk ka përçarje. Sidomos pas fjalëve të Joao Neves, që kanë ngritur shumë pikëpyetje, teksa më herët deklaroi se ‘Ronaldo nuk është ndryshe nga të tjerët’, por ‘një lojtar si gjithë ne’.
Sfida tjetër e grupit K do të luhet në orën 04:00 të mëngjesit mes Kolumbisë që fitoi ndeshjen dhe Kongos.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








