‘Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare’, bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës

‘Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare’, bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës

Piro Misha dhe Alessandro Ruggera

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha nënshkroi ditën e djeshme një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera. Marrëveshja midis dy vendeve ka për qëllim realizimin e ekspozitës ‘Botimet veneciane në Fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë’.

Ekspozita do të çelet më datë 21 tetor 2024, në ambientet e BKSH-së ku dhe do të tregohet koleksioni i pasur i veprave të botuara në Venecia, që prej shek. XIV, që zotëron BKSH-ja.

Po ashtu do të prezantohen rreth 600 botime dhe harta, të cilave do t’u bashkëngjiten edhe panele shpjeguese, ilustrime dhe postera grafikë në formë filarmonike.

Për këtë ngjarje, Instituti Italian i Kulturës, ndër të tjera, ka mundësuar vënien në dispozicion të kuratores shkencore znj. Elisabetta Sciarra.

Përmbyllja e kësaj marrëveshjeje do të jetë botimi i një katalogu, ku do të përfshihen të gjithë ekzemplarët e publikuar në këtë ekspozitë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, vlerësimi ndryshon nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'

Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, vlerësimi ndryshon nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'