Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, i cili do të shqyrtojë një sërë nismash.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur në Komision për disa çështje, që sipas tij prekin drejtpërdrejtë qytetarët dhe imazhin e Shqipërisë në botë.

Braçe e cilësoi të paprecedentë mos-miratimin nga Kuvendi të rezolutave për Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoritetin e Konkurrencës. Ai tha se ka marrëveshje mes kompanive të ndryshme të sigurimit, në dëm të qytetarëve.

“Është e paprecedentë që nuk janë miratuar rezolutat për AMF dhe AK. Më vejn keq që kuvendi i shmangi dëgjesa e këtyre dy institucioneve dhe të miratimit të rezolutave. Nuk u miratuan rregulla që mbrojnë qytetarët, që është një marrëveshje që ekziston mes kompanive të sigurimeve, sidomos për të rregulltit. Të gjithë e dinë këtë marrëveshje dhe asnjë nuk e godet këtë, që është në dëm të qytetarëve. Që kuvendi të pengojë miratimin e kësaj rezolute është shumë e rëndë. Bonusi është thuajse zero për drejtuesit e rregullt, ndërsa malusin po e pësojë të gjithë. Po ashtu kemi kërkuar për Autoritetin e Konkurrencës në bashkëpunim me AMF të hetojë këtë marrëvehsje të ndaluar në tregun e sigurimeve, dhe është e pahetuar”, tha mes të tjerash Braçe.

Braçe vijoi më tej duke thënë se platformat mashtruese Forex që mashtrojnë qytetarët europianë nga territori i Shqipërisë janë kthyer në një problem të madh. Sipas Braçes të gjitha institucionet tërhiqen kur vjen punë për të luftuar këtë aktivitet kriminal, teksa shtoi se ky aktivitet që lulëzon në qendër të Tiranës, po bën që Shqipëria të bëhet gazi i botës në sytë e ndërkombëtarëve.

“Ka tre vite që ngremë shqertësimin e platformat mashtruese forex, po bëhemi gazi i botës, dhe një seri institucionesh që bëjnë pas nga AMF, tatimet, Inteligjenca financiare apo policia të bëjnë pas e të mos bëjnë asgjë. Duhet të zbulohen me 2 investigime të huaja e vendase. Këta individë janë në zemër të Tiranës, në ambientet e luksit, në sy të të gjithëve. Janë këto palaço që kriminalizojë vendin dhe imazhin e financiar të këtij vendi”, shtoi Braçe.

Braçe foli edhe për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës së Shqipërisë, proces që sipas tij duhet të jetë ekskluziv i Komisionit të Ekonomisë dhe i askujt tjetër. Kjo pasi sipas tij, Komisioni i Ekonomisë duhet të përzgjedhë kandidatët më të mirë për t’i dërguar në Bord.

“E dyta gjë që kam, jemi përpara rinovimit të disa bordeve të institucioneve më të rëndësishme financiare që ka vendi, veçanërisht të Bordit të Bankës së Shqipërisë. Do doja shumë që ky proces të jetë proces ekskluziv i këtij komisioni. Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të bordit të anëtarëve të këshillit të BSH, të mos jetë detyrë e asnjë udhëheqësi politik. Nuk mund të bëjmë një proces formal pasi të tjerët takojnë e ritakojnë kandidat të mundshëm apo ju japin fjalën njërit apo tjetrit. Jo, ky, ky proces duhet të jetë serioz, dhe ne duhet të zgjedhim më të mirët e mundshëm që i paraqiten para këtij komisioni për t'i dërguar në bordin e Bankës së Shqipërisë. Mos harroni që është institucioni më i rëndësishëm financiar i këtij vendi dhe ku pavarësia e këtij institucioni duhet të garantohet 100%. Jo thjesht për pavarësinë institucionale të një institucioni, por për shkak të politikës monetare që është në përgjegjësinë e atij institucioni që duhet të jetë e pavarur, në shërbim të qytetarëve të këtij vendi”, tha më tej Braçe.

Braçe foli edhe për agresionin ekonomik rus që sipas tij ka mbërritur në Itali ku po rrit kontrollin mbi kompanitë vendase. Braçe kërkoi ngritjen e një instrumenti për kontrollin e fluksit të kapitaleve të huaja në Shqipëri, veçanërisht për vendet jo-mike.

“Agresioni rus ka ardhur në kufijtë tanë. Ka një trefishim të kontrollit të ndërmarrjeve italiane, për gjashtë muajt e fundit të vitit që shkoi në Itali, në Itali, që ka një kontroll shumë efikas sesa ne që s'kemi asgjë në këtë rast. Kanë ardhur në Itali, për kontrollin e kompanive italiane që pastaj ja ku e kanë bregun përballë. Për të ushtruar aktivitetin e tyre edhe që ne jemi atraktiv për ta, vazhdojmë të jemi atraktiv për ta, do të thotë, kontroll, ë, edhe mbi ekonominë tonë. Që do të thotë na duhet instrumenti që s'e kemi për kontrollin e fluksit të kapitaleve të huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht nga vende jo-mike. Besoj t'i kemi një kohë të dytë për të diskutuar pikërisht për këtë problematikë dhe patjetër, bashkë me qeverinë të hartojmë gjërat e duhura për t'i dhënë vëmendje”, tha Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
“A do të dëmshpërblehen familjet e prekura nga ngordhja e bagëtive gjatë zjarreve të verës?”, Petrit Malaj-Braçes: S’ka kërkesë nga Ministria e Bujqësisë, duhet parë kuadri ligjor nëse na e mundëson

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka pyetur në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ministrin e Financave, Petrit Malaj, nëse është parashikuar në aktin normativ të dhjetorit kompensimi i familjeve që u prekën nga ngordhja e bagëtive prej zjarreve në verë.

Sipas Braçes, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, kishte thënë gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar se kompensimi për familjet e prekura nga ngordhja e bagëtive nga zjarret do të përfshihej në akt normativ.

“A është parashikuar në aktin normativ të dhjetorit kompensimi i familjeve që u prekën nga ngordhja e bagëtive prej zjarreve në verë? Se ministri i Bujqësisë na ka thënë në nëntor që do të përfshihet në akt normativ”, pyeti Braçe ministrin e Financave.

Ndërkohë ministri Petrit Malaj iu përgjigj Braçes se nga Ministria e Bujqësisë s’kishte pasur kërkesë për të dëmshpërblyer qytetarët e dëmtuar nga zjarret e verës.

Malaj tha se është ngritur një komision që po vlerëson dëmet, por shtoi se duhet parë kuadri ligjor nëse e mundëson dëmshpërblimin e tyre ose jo.

“S’ka kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për të dëmshpërblyer qytetarët e dëmtuar nga zjarret e verës. Pra s’ka kërkesë për kompensim për bagëtitë e ngordhura nga zjarret gjatë verës. Është ngritur një komision që po vlerëson këto dëme, por duhet parë edhe kuadri ligjor nëse na e mundëson dëmshpërblimin e tyre”, ishte përgjigja e Malajt.

Ora 14:20
Braçe: Të kontrollojmë agresionin që po na vjen prej investimeve ruse! Po bëhemi gazi i botës me platformat ‘FOREX’

Deputeti socialist Erion Brace ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë që të miratohen instrumentet dhe ndryshimet ligjore të domosdoshme për të kontrolluar flukset e investimeve të huaja në vendin tonë, sidomos ato që vijnë nga vendet jo mike, siç është Rusia.

Kjo pasi sipas Braçes, agresioni ekonomik rus është në rritje dhe muajt e fundit ka shtuar kontrollin në ndërmarrjet italiane.

“Agresioni rus ka ardhur në kufijtë tanë. Ka një trefishim të kontrollit të ndërmarrjeve italiane, për gjashtë muajt e fundit të vitit që shkoi në Itali, në Itali, që ka një kontroll shumë efikas sesa ne që s'kemi asgjë në këtë rast. Kanë ardhur në Itali, por kontrollin e kompanisë italiane që pastaj ja ku e kam bregun përballë. Për të ushtruar aktivitetin e tyre edhe që ne jemi atraktiv për ta, vazhdojmë të jemi atraktiv për ta, do të thotë, kontroll, ë, edhe mbi ekonominë tonë. Që do të thotë na duhet instrumenti që s'e kemi për kontrollin e fluksit të kapitaleve të huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, veçanërisht nga vende jo-mike. Besoj t'i kemi një kohë të dytë për të diskutuar pikërisht për këtë problematikë dhe patjetër, bashkë me qeverinë të hartojmë gjërat e duhura për t'i dhënë vëmendje”, tha Braçe.

Më shumë kontroll ka kërkuar edhe për platformat mashtruese, si Forex. Teksa foli për këto platforma që mashtrojnë qytetarët europianë nga territori i Shqipërisë, Braçe tha se ato po nxijnë imazhin e Shqipërisë në sytë e vendeve të BE-së.

“Ka tre vite që ngremë shqetësimin e platformat mashtruese FOREX, po bëhemi gazi i botës, dhe një seri institucionesh që bëjnë pas nga AMF, tatimet, Inteligjenca financiare apo policia të bëjnë pas e të mos bëjnë asgjë. Duhet të zbulohen me 2 investigime të huaja e vendase. këta individë janë në zemër të Tiranës, në ambientet e luksit, në sy të të gjithëve. Janë këto palaço që kriminalizojë vendin dhe imazhin e financiar të këtij vendi”, kërkoi Braçe.