Braçe sërish në protestë me fermerët e shalqirit: Grumbulluesit po bëjnë lojëra për të ulur çmimin, Ministria të ndërhyjë

Prodhuesit e shalqirit në Lushnjë kanë dalë sot në një protestë pasi prej ditësh thonë se nuk shesin dot Asnjë kilogram shalqi. Arsyeja është se sipas tyre grumbulluesit kanë ndërprerë mbledhjen e mallit me synim uljen e çmimit.

Në fshatin Imshte ku janë kultivuar më shumë se 300 hektarë, aktualisht tonelata shalqiri po kalojnë në tejpjekje dhe kjo ishte arsyeja që dhjetëra fermerë kanë protestuar pasi mbetja stok e prodhimit i çon ata ne faliment. Deputeti Erjon Braçe në mbështetje të fermerëve ka theksuar se kjo ishte lojë e grumbulluesve që të ulin çmimin dhe kërkon nga Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë.

 “Problemet janë shumë të mëdha. Problemi i parë dhe themelor është ai që e thashë pardje dhe që vazhdoj ta theksoj, jemi në mes të 10 ditëshit, kur fillon loja thonë grumbulluesit. Mos grumbullo sot, mos grumbullo nesër, lëri tre ditë, lëri katër ditë pa grumbulluar shalqi me qëllim që çmimi të ulet poshtë. Po kur këta nuk marrin asnjëri faturë dhe qeveria gënjehet atje, organet fiskale gënjehen atje matanë me fatura që nuk bëhen në prezencë të këtyre, por bëhen nëpër zyrat e tyre për të justifikuar lojën atëherë Ministria e Financave duhet të jetë këtu”, deklaroi Brace.

Fermerët nga ana e tyre thonë me këtë situatë janë në prag falimenti të sigurt.

“Ka ngelur malli. Të nxjerrim gjysmën e shpenzimeve. Nuk po shitet malli. Shkak menaxhimi nga qeveria. Ma merr shalqirin me 10 lekë”, thanë fermerët.

Kjo nuk është hera e parë që ish-Zëvendëskryeministri Erion Braçe merr pjesë në një protestë të fermerëve. 2 javë më parë ai ishte edhe në protestën e fermerëvë të fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje, të cilët kanë kultivuar rreth 100 hektarë me shalqi dhe kundërshtuan çmimin e ulët të shitjes me shumicë.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 04/07/2022 15:14

    Na çat nuen me kerkesat ndaj shtetit.o zotri je private Dili zot vetes.kur mbjell bej kontrat me ate qe do tenta grumbulloj.nese ai ate Ben kontrat bej nje rrug kosove oae maqedonie oae Mal I zi a serbi.kerko treg.bej kontrat.fshagar te trash qe smesiat asgje gjith keto koh.bejeni so fermeret e donates qe kan treg.qe e kan gjet e punojn sipas kerkeses qe u vjen nga tregu e grumbullusi me te Cilin kan kontrat.mbroni vetem see ka vdek Nena parti qe mendonte per popullin.se ka per detyr shteti tju gjej tregu juve.ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo.se punoni Tek e Tek e ju shtyp grumbullusi.behuni disa vet e punoni bashk.sic e bejn ne itali e greqi.e gjeni tregu.kapitalizmi ska vetem mbill e shit...do studim.menaxhim etj etj.ju vk vazhdoni sinpara 20 vitesh.mbillni ene masanej kerkoni tia blejn sa Doni ju.ska kshu.bej kontrat dhe e pastaj e shet si e sa e do to.sipas asaj qe shkruhet e keshtu edhe ti o fshatar je I mbrojtur.rrini defjoni pordhet e braces juve see per te zfjidh pun keni Po he

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë