Fitorja 4-1 e Brazilit në Kupën e Botës kundër Koresë së Jugut ka sjellë një rekord unik për Selecaon. Në katër ndeshjet e luajtura në këtë Kupë Bote, trajneri Tite ka aktivizuar të gjithë lojtartë (26) që ka në dispozicion. Në fushë kanë luajtur edhe tre portierët, Alisson. Ederson dhe Everton. Kombëtarja e Tites bëhet kështu skuadra e parë në historinë e Kupës së Botës, që aktivizon 26 lojtarë në një edicion të vetëm të Botërorit.


Lajmi kryesor:

KATAR 2022/ Samba dhe 5 gola në Doha, Brazili 'poker' Koresë së Jugut! 'Selecao' gjen Kroacinë në çerekfinale (VIDEO)