FT/ Brazil 4-1 Korea e Jugut (Vinicius 7', Neymar 13', Richarlison 29', Paqueta 36' / Paik Seung-Ho 76')
Brazili fitoi 4-1 me Korenë e Jugut në fazën e 1/8 të Kupës së Botës. 'Selecao' kërcen Samba në Doha, me skuadrën e Tite që gjen në fazën çerekfinale Kroacinë. Golat për Brazilin u shënuan nga Vinicius Junior, Neymar, Richarlison dhe Paqueta. Te aziatikët shkurtoi Paik Seung-Ho.
Ndeshja nisi me "marshin e pestë" për Brazilin, me ekipin e Tite që shënoi që në minutën e 7 me Vinicius Junior. Ende pa u mbyllur gëzimi i golit të parë, Neymar shënoi të dytin nga pika e penalltisë pas 13 minutave lojë. Në të 29 ishte radha e Richarlison për të shënuar golin e tretë, teksa Paqueta mbylli llogaritë në minutën e 36. Me pjesën e parë që u mbyll 4-0, e dyta pa Brazilin të qarkullonte topin dhe të bënte pesë ndërrime. Në të 76 minutë ishte radha e Koresë së Jugut për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes me Paik Seung - Ho.
Pas kësaj fitoreje dhe festës me Samba, Brazili në fazën çerekfinale luan me Kroacinë, ndeshje që zhvillohet në datën nëntë dhjetor.
VIDEO:
Fitorja 4-1 e Brazilit në Kupën e Botës kundër Koresë së Jugut ka sjellë një rekord unik për Selecaon. Në katër ndeshjet e luajtura në këtë Kupë Bote, trajneri Tite ka aktivizuar të gjithë lojtartë (26) që ka në dispozicion. Në fushë kanë luajtur edhe tre portierët, Alisson. Ederson dhe Everton. Kombëtarja e Tites bëhet kështu skuadra e parë në historinë e Kupës së Botës, që aktivizon 26 lojtarë në një edicion të vetëm të Botërorit.
Brazili fitoi 4-1 me Korenë e Jugut duke kaluar në fazën çerekfinale të Botërorit. Në fundin e ndeshjes, skuadra nga Amerika Latine ia ka dedikuar këtë sukes legjendës së futbollit, Pele, duke hapur një pankartë me foton dhe emrin e tij. 82 vjeçari qëndron i shtruar në spital në Sao Paolo prej një jave, teksa suksesi i Selecao është për të. Pele ështe jashtë rrezikut për jetën.
76' / Brazil 4-1 Kore e Jugut. Aziatikët shkurtojnë shifrat me Paik Seung-Ho në minutën e 76 të takimit. Kontroll dhe goditje brilante e Ho që e ndal sferën në rrjetën e Alisson.
36' / Brazil 4-0 Korea e Jugut. Paqueta shënon golin e katërt për Brazilin. Asisti i Vinicius shfrytëzohet bukur nga Paqueta që shënon fluturimthi. Katër gola në 36 minuta e kthejnë këtë ndeshje në një stërvitore.
29' / Brazil 3-0 Korea e Jugut. Richarlison shënon golin e tretë për Brazilin. Aksioni model nga "Selecao" bën që në Doha të kërcehet Samba.
7' / Brazil 1-0 Korea e Jugut. "Selecao" kalon në avantazh me Vinicius pas vetëm shtatë minutave lojë. Një asist fantastik nga Raphinha ka bërë që sulmuesi i Real Madrid të shënojë golin e parë në Kupën e Botës.
13' / Brazil 2-0 Korea e Jugut. Skuadra e Tite shënon 2 gola në 13 minuta. Neymar rikthehet nga dëmtimi me gol, teksa shënon nga pika e bardhë e penalltisë.