Bregu: Turizmi në Ballkan po përjeton goditje të madhe, lëvizja pa viza në rajon na shpëton

Bregu: Turizmi në Ballkan po përjeton goditje të madhe, lëvizja pa viza në rajon na shpëton

Majlinda Bregu

Ndërsa kjo pandemi ka mbërthyer miliarda njerëz në shtëpitë e tyre, tashmë një sektor po ndjen goditjen, turizmi. Një pesë udhëtime të planifikuara për vitin 2020 është anuluar. Dhe kjo e vështirëson situatën, duke ditur që turizmi kontribuon në 10.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 11.4 % e punonjësve i përkasin sektorit të Udhëtimit dhe Turizmit, që do të thotë se rëniet në këtë skemë punësimi do të bëhen fakt shumë shpejt’, tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendbanimeve historike, të listuara nga sektori i Turizmit.

Çfarë do të bëjnë autoritetet për të reduktuar efektet negative të krizave, për të mbështetur turizmin dhe për të tërhequr vizitorët në rajonin tonë? A do jetë e mjaftueshme mbështetja financiare? Sa do i lehtësojë vuajtjet lehtësimi për tatimet? Çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet? Rajoni ka nevojë për shumë turistë. Po sikur të lehtësojmë sistemin e vizave apo pa regjim vizash për të udhëtuar brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor? A mund ta fillojmë nga shtëpia (rajoni ynë)?  Ne mund t'u bëjmë apel të gjithëve që të mblidhen tani, në një front të bashkuar, për të kufizuar uljet e pashembullta të të ardhurave nga turizmi. Le të fillojmë marketingun dhe promovimin e ideve të reja se si ta shpëtojmë sektorin’ tha Bregu.

Bregu thotë se projekti për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, financuar nga BE, bëri një studim me agjencitë e turizmit dhe operatorët që punojnë nga Ballkani Perëndimor, që do të publikohet së shpejti. 

"Rezultatet paraprake tregojnë se 42% e agjencive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë kanë filluar tashmë të ulin kostot dhe të largojnë punonjës. Rreth 20% e tyre tashmë kanë ndaluar punën, ndërsa 41% kanë burime të mjaftueshme për të mbajtur aktivitetin normal vetëm në deri 3 muaj. Të luftosh vetëm në këto rrethana të vështira mund të jetë shumë e vështirë, prandaj 72% e agjencive dhe operatorëve në sektorin e turizmit në rajon presin mbështetje nga qeveritë e tyre, në mënyrë që të rifillojnë aktivitetin pasi të përfundojë bllokimi i shkaktuar nga shpërthimi i Covid-19. Ndikimi i pandemisë së koronavirusit është i madh në të gjithë botën dhe Organizata Botërore e Turizmit vlerëson se të ardhurat ndërkombëtare në gjithë globin për vitin 2020 mund të bien me 20% madje me 30%, që do të thotë se ky sektor mund të humbasë rreth 7 vjet të rritjes, në nivel europian do të thotë humbje me 1 miliard në muaj" përfundoi Bregu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)