Brindizi/ Do të fitonte 4 mln euro, kapet skafisti shqiptar me 334 kg drogë! Operacion i përbashkët me policinë shqiptare (FOTO+VIDEO)

Guardia di Finanza ka përfunduar në brigjet e Brindizit, një operacion tjetër të rëndësishëm ku ka sekuestruar një ngarkesë të madhe droge ku në pranga ka rënë një shqiptar.

Njësia detare e Departamentit të Operacioneve Aeronavale e Barit, gjatë patrullimit të zakonshëm ka ndaluar një skaf disa milje larg nga bregu.

Lloji i mjetit, pozicioni i pazakontë si dhe deklaratat e paqarta dhe jokonsistente të bëra nga kontrabandisti, i bënë trupat e Guardia di Finanza të dyshonin dhe të kryenin një kontroll të imtësishëm në bordin e skafit.

Gjatë kontrollit, njësia detare italiane gjeti 310 kilogramësh marijuanë të mbështjellë në pako celofani dhe 24 kg hashash, të cilat nëse do të hidheshin në tregun klandestin, do të kishin vlerën e gati 4 milion eurove.

Skafi i përdorur për trafikun e paligjshëm, i gjatë 5 metra dhe me motorë të fuqishëm, u sekuestrua ndërsa kondrabandisti shqiptar u arrestua për posedim dhe trafik droge.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
U kap me 4 milionë euro drogë në Brindisi, policia shqiptare identifikon trafikantin e  arrestuar: Operacion i përbashkët


Policia shqiptare ka reaguar në lidhje me operacionin e organizuar në Itali ku u kapën gjithsej 334 kg drogë (marijuanë), e cila përllogaritet të nxirrte rreth 4 milion euro në tregun e paligjshëm.

Sipas policisë shqiptari operacioni ka qenë i përbashkët ndërsa kanë publikuar edhe emrin e skafistit të arrestuar nga Strukturat e Guardia di Finanza-s. I arrestuari është F. I., 32 vjeç.

Policia shqiptare njofton se gjatë patrullimit të përbashkët në ujërat shqiptare fillimisht dhe vijimit të patrullimeve nga ana e palës italiane në afërsi të brigjeve të Brindizit, njësitë e Guardia-s kanë pikasur një mjet detar, gomone, e cila ngjallte dyshime për shkak të vendndodhjes. Mjeti lundrues është shoqëruar në port dhe gjatë kontrollit, në një hapësirë të maskuar, janë zbuluar 186 pako të mbështjella, në të cilat ishte fshehur lënda narkotike.

Operacioni Aero-naval që u zhvillua ditën e djeshme konfirmon efikasitetin e kontrollit detar që ushtrohet nga Guardia di Finanza për të luftuar trafiqet e paligjshme që tentojnë të hyjnë drejt BE-së, sinergjinë me strukturat e Frontex-it, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe të konsoliduar tashmë me autoritetet e Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet zyrave ndërlidhëse në Bari e Durrës.
 

I.C.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se pandemia COVID-19 ka ndikuar në rritjen e çmimeve nëpër zonat turistike në vend?

Komento

Komente

  • Bestrove: 10/12/2019 10:03

    Vlonjat?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Meta përkujton Sabri Godon: Populli i kuptoi pasojat që sjell dhunimi i Kushtetutës, do kthehemi në shina!