SHBA - I burgosuri i fundit britanik në Guantanamo ka përshkruar torturat ç’njerëzore në duart e hetuesve amerikanë, të cilët madje e kanë kërcënuar dhe demoralizuar duke i thënë se do i përdhunonin vajzën 5 vjeçare.
Shaker Aamer, 48 vjeç është mbajtur në burg për 13 vite, pasi akuzohej se punonte për alQaedan.
Ai ka lindur në Arabinë Saudite, por ishte rezident në Britani dhe jetonte në shtetin anglez me gruan dhe katër fëmijët e tij kur u arrestua. Ai nuk e sheh familjen e tij prej 14 vitesh.
I mbajtur në bazën amerikane në Bagram dhe Kandahar, Aamer pretendon se hetuesit përdorën vajzën e tij, në atë kohë 5 vjeçe si metodë “për ta thyer” atë dhe të pranonte fajësinë.
Një nga hetuesit më shpjegoi me detaje se çfarë do t’i bënte vajzës sime, gjë që më shkatërroi, tregon ai. Ata më thanë se do ta “shkatërronin” atë dhe ajo do të bërtiste “Babi, babi”.
Torturat në burgun e Guantanamos kalojnë çdo fantazi njerëzore, ndërsa Shaker Aamer ende vijon të mbahet në burg pavarësisht bisedimeve mes SHBA dhe qeverisë britanike për lirimin e tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com