Të dielave televizionet shqiptare ofrojnë disa pseudo gjyqe të degraduara deri në skizofreni.
Kam evituar përherë t’i shikoj pasi neveria dhe ndjesia e parehatisë që japin, kanë qënë me minimalja përballë atij helmi të ofruar si normalitet.
Shikoj shpesh statuse, lajme dhe meme nga ajo llahtarë… por kam zgjedhur të mbyll gojen.Por shpesh heshtja ime e rehatshme më ka ndenjur ngushtë ndaj do doja të them dy fjalë.
Në atë lëtyrë të quajtur gjyq publik, stimulohet poshtrimi, imoraliteti, histeria dhe vulosja e një degradimi kombëtar ndaj shqiptarve si popull idiot, materialist dhe i pashpirt.
Me emisione të këtij lloji, por dhe të tjera si ky që stimulojne tragjeditë ordinere, kërkohet të stimulohet emocioni fals shtazarak dhe jo reflektimi dhe dinjiteti.
Kërkohet që shqiptarët të mbahen në një nivel ordiner shpirteror dhe dihet, duke i mbajtur në atë nivel ata jane kavje të manipulueshme dhe konsumues dhe pagatorë ideal të emisioneve që vlejnë miliona për ata që i bëjnë.
Media shqiptare në tërësi është manipuluese në disfavor të shqiptarve.
Ajo i fut në vathën e antivlerave të kulturës, politikes, biznesit dhe drejtësisë, dhe alternativat që ju ofrohen janë gjithmonë brënda kësaj vathe të qelbur…
Një popull miop i ambjentuar me krimin, mashtrimin, histerinë dhe mosndëshkimin është djepi ideal i varrit të vet!
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Brizida Gjikondi: Ku po shkon e dashur Jorida?!
20 Tetor, 09:42
-
Carlo Bollino: Financimi i Berishës i gazetarëve-killer dhe formimi i politikanit-gjobaxhi
31 Maj, 19:07
-
Brizida Gjikondi letër të hapur zonjës Lindita Nikolla: Pr/ligji 'Për shëndetin seksual dhe riprodhues' , porta e ferrit të degjenerimit që i ofrohet të rinjve shqiptarë si normalitet
14 Maj, 19:23
-
'Rithemelimi ka primare interesat personale jo të qytetarëve', analistja Gjikondi: Kamikazët Noka e Vokshi u zhdukën nga aksioni opozitar
17 Mars, 15:08
-
Lirimi i Malltezit, Gjikondi: Pas apartamentit, skandalin e thellon miqësia e gjyqtares me Argitën! Gënjeu Vetingun, tha s’kam lidhje me Homeplan! KLGJ paragjykon të vërtetën
23 Nëntor 2023, 17:37
-
Brizida Gjikondi: Gjyqtarja që liroi nga qelia Jamarbër Malltezin, shoqe e Argitës
22 Nëntor 2023, 21:44
-
Varfëria morale e Kombit shqiptar dhe Shenjtja Nënë Terezë!
4 Shtator 2023, 08:39
-
Gjikondi: Jo Beleri dhe Micotaqis por Berisha dhe Meta janë Hamzajt e Shqipërisë!
18 Gusht 2023, 20:02
-
Rama ndryshon kupolën e PS-së, Gjikondi: Tregon pakënaqësinë e kryesocialistit! Meçe: Do të ketë lëvizje dhe në qeverisje
26 Korrik 2023, 21:42
-
Zyrtari i shoqatës së mbrojtjes së gazetarëve me dy standarde, reagon vetëm kur ja kërkon Berisha! Ironizohet në rrjet
23 Korrik 2023, 15:28
-
Gjikondi në ‘Repolitix’: Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve! Topollaj: Skandal korruptiv
18 Korrik 2023, 22:33
-
Gjikondi në Report Tv: Ahmetaj loboi që mos t’i hiqej mandati! Tradhtoi partinë prandaj po mbrohet nga Berisha-Meta! Po Bardhin dhe Salianjin ku i çon mushka?
11 Korrik 2023, 18:00
Cfare te thotë populli i shkrete,Eni Cobanit jane errësuar syte nga parate.
PërgjigjuTë lumtë,nuk i heq asnjë presje këtij artikulli.
Përgjigju