Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, që do të shkonte të hënën në Kiev për të shprehur mbështetjen e BE-së për Ukrainën, shtyu vizitën për arsye shëndetësore, njoftoi sot zëdhënësi i tij.
"Juncker shtyu vizitën në Kiev për shkak të një trajtimi ambulator për gurë në veshka", njoftoi Margaritis Schinas në rrjetin social Twitter.
Ai theksoi se një samit BE-Ukrainë ishte parashikuar në Kiev më 27 prill.
Juncker kishte njoftuar që prej ditës së mërkurë se do të shkonte të hënën me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në Kiev, ku do të bashkëdrejtonte një këshill ministrash.
Në kuadër të mbështetjes për Ukrainën, me të cilën ka nënshkruar një marrëveshje asocimi dhe që është përballur që prej një viti me një rebelim separatist prorus në lindje të vendit, Be-ja dha një ndihmë fiinanciare të konsiderueshme për Kievin./atsh/
/Shqiptarja.com