/ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe kreu i ekzekutivit evropian, Jean-Claude Juncker do të takohen sot në mbrëmje në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes Athinës dhe kreditorëve dhe arritjes deri të premten të një marrëveshjeje për zhbllokimin e një kësti të kredive, jetike për mbijetesën e saj financiare.
Cipras do të shkojë në këtë takim në Komisionin Evropian së bashku me propozimet greke, një dokument prej 46 faqesh reformash dhe masash buxhetore për të siguruar marrjen e 7,2 miliardëve eurove kredi, sipas një burimi qeveritar grek.
Por ky takim, nuk është konfirmuar sot nga Brukseli. Ai do të zhvillohet ndërkohë që Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të mbajë sot takimin për politikën monetare ku Greqia rrezikon të jetë në qendër të bisedimeve. Dje në mbrëmje, instituti monetar rishikoi edhe një herë tavanin e financimit emergjent për bankat greke.
Ky do të jetë takimi i dytë  për rastin grek ku kreditorët e Athinës, drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe Juncker iu bashkuan menjëherë,  kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, François Hollande, në vizitë në Berlin.