BSH: Ulet paraja cash, rritet besimi i qytetarëve te sistemi banka

/ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sasia e parasë jashtë bankave ose cash ka ardhur në rënie në muajt e parë të këtij viti, çka tregon se është rritur besimi i qytetarëve te sistemi bankar.
Sipas BSH-së, në fund të muajit mars, paraja jashtë koorporatave depozituese kishte vlerën e 216.4 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% që nga fillimi i vitit.
Megjithëse interesat e depozitave po bien me ritme të shpejta, si rezultat i politikës monetare nxitëse të Bankës Qendrore, shumica e shqiptarëve vazhdojnë të zgjedhin sigurinë e bankave për të mbajtur paratë e tyre.
Në muajin prill të këtij viti, interesi mesatar i depozitave 12 mujore në lekë ishte 1.5%, ndërkohë që një vit më parë ishte 2.2%. Megjithatë, depozitat bankare në fund të prillit kishin vlerën e 976 miliardë lekëve, duke ruajtur ritme pozitive të rritjes vjetore me rreth 2.9%.
Raporti mes kredive dhe depozitave është rreth 57%, çka regon se bankat zotërojnë likuiditete mëse të mjaftueshme për t'ju përgjigjur një rikthimi të kërkesës së shëndetshme për kredi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A