Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës pasi mbi trup i ka rënë një masiv gurësh.
Mësohet se këtë të hënë, Artan Gjeka, 30 vjeç teksa ishte duke punuar në një prej galerive në nivelin e 16, i është shembur një masiv gurësh e dherash duke e zënë nën vete.
Gjeka është nxjerrë në çast nga kolegët dhe është dërguar në spitalin rajonal, nga ku po transportohet me urgjencë me helikopter për në Tiranë, pasi gjendja e tij konsiderohet e rëndë.
Pas ngjarjes janë thirrur për të dëshmuar drejtuesit teknikë, inxhinierët dhe punonjësit.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com