Të ardhurat
Për buxhetin e vitit 2014 të ardhurat parashikohen të jenë 364 miliardë lekë ose 26.1% e PBB-së. Në krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2013 pritet një rritje e rëndësishme për sa i përket këtij zëri. Kjo bazohet mbi një organizim më efikas në mbledhjen e tatimeve. Qeveria gjatë këtyre 3 muajve i ka kushtuar vëmendje të ardhuarve që vijnë nga doganat dhe tatimet. Në buxhetin e rishikuar të vitit 2013, të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin 220 miliardë lekë ose 16.2% e PBB-së.
Ndërkohë në buxhetin e vitit 2014 parashikohet që të ardhurat nga tatimet dhe doganat të jenë 261 miliardë lekë ose 18.7% e PBB-së. Një nga shkaqet e vështirësive financiare, me të cilat Shqipëria po përballet sot, është pikërisht keqadministrimi i mëprashëm i tatimeve dhe doganave. Këtë gjë e kanë theksuar edhe shumë raporte të institucioneve finaciare ndërkombëtare si “Moody’s” dhe “Standard & Poor’s”. Një nga kushtet e dhënies së borxhit nga Banka Botërore është, ndër të tjera, është administrimi i tatimeve dhe doganave.
Shpenzimet
Gjatë vitit 2014, shpenzimet që parashikon buxheti kapin vlerën e 456 miliardë lekëve ose 32.7% e PBB-së. Ndërkaq në vlerë nominale, krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2013, ka një rritje të ndjeshme për sa i përket shpenzimeve. Në buxhetin e rishukuar të vitit 2013, shpenzimet ishin 405 miliardë lekë ose 29.9% e PBB-së. Kjo shpjegohet me faktin se buxhetit të vitit 2014, për herë të parë për sa u përket hartimeve të buxheteve, i është shtuar zëri për shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit. Është kjo karta kryesore e Qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë, duke thyer traditën disa vjeçare të rolit “të ndrydhur” të sipërmarrjes, e cila varej nga pushteti.
EMËRTIMI | Buxheti 2014 (në milionë lekë) |
Në % të PBB |
Buxheti i Rishikuar 2013 (në milionë lekë) | Në % të PBB |
TOTALI I TW ARDHURAVE | 363,966 | 26.1% | 321,918 | 23.8% |
Të ardhura tatimore | 335,238 | 24.0% | 289,910 | 21.4% |
Tatimet dhe Doganat | 260,617 | 18.7% | 220,105 | 16.2% |
Të ardhura nga Pushteti Vendor | 10.773 | 0.8% | 9,827 | 0.7% |
TOTALI I SHPENZIMEVE | 455,566 | 32.7% | 405,408 | 29.9% |
Shpenzime Korrente | 349,546 | 25.1% | 328,325 | 24.2% |
Fondi Rezervë, Kontigjenca | 4,500 | 0.3% | 2,800 | 0.2% |
Shpenzime Kapitale | 66,520 | 4.8% | 74,283 | 5.5% |
FINANCIMI I DEFICITIT | 91,600 | 6.6% | 83,489 | 6.2% |
I Brendshëm | 46,100 | 3.3% | 65,285 | 4.8% |
I Huaj | 45,500 | 3.3% | 18,204 | 1.3% |
Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)