Buxheti 2020/ Shahini në Komisionin e Ekonomisë: Bursa për 12 mijë studentë, do dyfishojmë numrin e psikologëve në shkolla

Buxheti 2020/ Shahini në Komisionin e Ekonomisë: Bursa për 12 mijë studentë, do dyfishojmë numrin e psikologëve në shkolla

Besa Shahini

TIRANE- Në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në kuadër të shqyrtimit të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2020”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini nënvizoi faktin se për vitin e ardhshëm do të ketë buxhet më të madh në krahasim me vitet e kaluara.

“Buxheti i rritur ndër vite reflekton faktin se arsimi ka qenë dhe mbetet prioritet për qeverinë shqiptare!”, shprehet ajo.

Ajo u ndal tek “Pakti për Universitetin”, në kuadër të së cilit projektet e filluara në 2019-tën që adresuan kërkesat e studentëve në përmirësimin e kushteve në institucionet e arsimit të lartë (IAL) dhe cilësisë së arsimit do të vijojnë edhe në 2020-tën. Ndër to Ministrja Shahini përmend: bursat për afro 12 mijë studentë, përgjysmimin dhe përjashtimin nga tarifat për rreth 90 mijë studentë, bibliotekën digjitale, përmirësimin e kushteve në të gjitha konviktet në vend, investimin në kampuset universitare, shpërndarjen e kartës së studentit, punësimin e ekselentëve në shërbimin civil, Programin Kombëtar të Praktikave të Punës etj.

Për sa i përket sistemit parauniversitar, Shahini thekson se “po dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social, po trajnojmë mësuesit dhe po fokusohemi në ndërtimin e shkollave në zona urbane ku po punohet me 2 turne”.

Në fund të raportimit të saj, Ministrja Shahini shprehet se MASR është ministri e fëmijëve dhe të rinjve!

“Ndaj jam e lumtur që sektori i arsimit ka rritje të buxhetit, i cili do të na mundësojë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe eksperiencës shkollore e studentore për fëmijët e të rinjtë”, shprehet ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë