Buxheti 2025/ Pas heqjes së izolimit, Berisha kthehet të martën në Kuvend, ‘krah’ Bardhit! Do depozitojë 2 amendamente

Të martën (3 Dhjetor) Sali Berisha do të kthehet në ulësen e tij në Kuvend, për herë të parë pas thuajse 1 viti izolim në shtëpi. 

Pas seancës së fundit ku mori pjesë, pikërisht asaj të 21 dhjetorit të 2023 ku u votua dhënia e autorizimit SPAK për të vendosur ndaj Berishës masën e arrestit në shtëpi, ai do t’i drejtohet të martën Kuvendit në seancën ku diskutohet për buxhetin e 2025. 

Oponencën nga shtëpia, kreu i demokratëve ka  vendosur ta vijojë brenda sallës plenare, ku do të prezantojë dy amendamentet që mbajnë firmën e tij. 

Report Tv ka mësuar se Berisha do të dorëzojë dy amendamente, të cilat sikurse e përcakton rregullorja prezantohen nga deputeti propozues. 

I pari ka të bëjë me Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë. 

I dyti, me ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve. 

Këto amendamente, përfshihen në mesin e 34 amendamentesh të tjera të propozuara nga PD. PD ka deklaruar se krye-amendament ka atë për përcaktimin e minimumit jetik, por edhe më shumë mbështetje për pensionistët, shëndetësinë e arsimin. 

Ndërkohë kthimi në Parlament, Sali Berishën do ta gjejë në një tjetër karrige, këtë herë më në qendër të sallës. Me bashkimin me të, Gazment Bardhi është kujdesur të spostojë Lulzim Bashën e Enkelejd Alibeajn e të afrojë më pranë Sali Berishën. 

Sipas kërkesës që Gazment Bardhi ka bërë në shtator, në fillim të këtij sesioni, Berisha do të ulet në rreshtin e 4 të karrigeve në Kuvend, jo shumë vende larg kreut të grupit parlamentar.

PD kishte depozituar në Kuvend amendamente shtesë për Buxhetin 2025, i cili këtë javë që u mbyll kaloi edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nen për nen, ku u miratuan shtesa për 21 institucione, në bllok për ato të Drejtësisë së re, me vlerë mbi 2,3 mld lekë.

Buxheti për vitin 2025 parashikonte një vlerë prej 8,2 mld lekësh, teksa institucione të ndryshme dorëzuan kërkesa për shtesa fondesh.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren

Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren