"Buxheti Faktik" i 2019-ës në Kuvend: Borxhi publik në nivelin me të ulët nga viti 2014

Mbledhja online e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

TIRANË- Ditën e sotme u prezantua projektligji "Për miratimin e Buxhetit Faktik 2019", në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku një pjesë të rëndësishme zuri ecuria e borxhit publik.

“Borxhi publik gjatë vitit 2019 përgjithësisht u karakterizua nga një ecuri pozitive, duke qenë në përputhje me objektivat makro-fiskale, buxhetin e planifikuar për vitin 2019 dhe objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit (SAMB).Dua të theksoj se, në përputhje me objektivat makro-fiskale, niveli i borxhit publik në raport me PBB  për të katërtin vit radhazi u vlerësua me rënie. Në fund të vitit 2019, borxhi publik u vlerësua në nivelin 1,112.6 miliard Lekë ose 65.9% e PBB. Krahasuar me fundin e vitit 2018, niveli i borxhit publik në raport me PBB ka shënuar një rënie prej 2.0 pikë përqindje”, u shpreh Mimoza Dhembi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Për të reduktuar dobësitë e lidhura me borxhin publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndërmarrë disa masa për rregullime fiskale gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, reforma kundër informalitetit ka ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave, duke mbetur një prioritet i vazhdueshёm.

“Sa i përket menaxhimit të borxhit gjatë këtyre viteve, kemi zvogëluar risqet e ndryshimit të termave duke diversifikuar dhe zgjatur ndjeshëm maturitetin e borxhit tonë”, shtoi përfaqësuesja e ministrisë.

Politika fiskale konsoliduese synon të mbajë trajektoren e rënies së borxhit publik nё raport me Prodhimin e Brendshёm Bruto që nga viti 2016. 

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren