Buxheti i shtetit arkëtoi mbi 2.2 mld euro 4-mujorin e parë të 2024-s, përmirësohen dhe investimet

Më shumë para po arkëton buxheti i shtetit këtë vit në raport me vjet. Të dhënat tregojnë se në katër mujorin e parë të vitit, janë mbledhur 231.6 miliardë lekë (mbi 2.2 mld euro), duke u rritur me 24.1 miliardë leke në raport me vitin e kaluar.

Ministria e Financave thotë se në këtë periudhë të parë të vitit janë rritur më shumë të ardhurat nga TVSH-ja dhe tatimi i pagave. Si rezultat i çmimeve por edhe konsumit prej turistëve, të ardhurat nga TVSH-ja, janë rritur me 24.4% në raporton me janar-prill 2023, dhe në total nga ky zë u arkëtuan 19.6 miliardë lekë. Pas TVSH-së, barrën më të madhe në rritjen e të ardhurave, e mbajnë punonjësit.

Arkëtimet nga tatimi mbi pagat janë rritur me 16.2%, dhe në total arritën në vlerën 21 miliardë lekë, duke tejkaluar edhe planin e ministrisë. Po ashtu janë rritur me 7.2 miliardë lekë të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe arritën në 51.2 miliardë lekë. Në këtë katërmujor është përmirësuar situata me të ardhurat doganore, ku janë mbledhur më shumë para nga TVSH-ja në import, dhe nga akciza.

Pas një ngadalësimi të fortë të investimeve në muajit e kaluar, Ministria e Financave thotë se ato janë përshpejtuar në prill, ndërkohë që në total në 4-mujor janë shpenzuar 185.8 miliardë lekë ose 7.4% më shumë se vjet. Ndërkohë problematike paraqitet situata me xhiron e biznesit. Të ardhurat e  mbledhura nga tatimi mbi fitimin arritën 24.5 miliardë lekë, rreth 1.3 miliardë lekë më pak se 4 mujori 2023.

 

K.T./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 17/05/2024 23:55

    Puna eshte apo perdoren kto te ardhura ne tmira per zhvillimin e vendit ne me shume rruge ujesjellesa etjr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen