Bylykbashi:Emigrantët nuk votojnë,
abuzohet me votat e tyre

Bylykbashi:Emigrantët nuk votojnë,<br />abuzohet me votat e tyre<br>
Gjatë ditës së sotme po mbahet konferenca për “Teknologjinë në zgjedhje” me përfaqësues të OSBE-ODIHR, i pranishëm ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi ka shpjeguar se sfida për vendosjen e votimit elektronik do të trajtohet me prioritet nga të gjitha palët politike në Shqipëri.

Por si fillim ka kërkuar të bëhet një studim fizibiliteti nëse kjo teknologji e re mund të përshtatet me të gjithë votuesit.

Bylykbashi ka ngritur shqetësimin e votës së emigrantëve, sipas tij ata nuk votojnë por persona të tjerë abuzojnë duke votuar në emër të tyre.

Fjala e plotë:

Të gjitha sfidat do trajtohen me prioritet, përfshirë edhe votimin elektronik në në zgjedhjet e ardhshme.

Përdorimi i teknologjive ose ndryshe votimi elektronik kërkon kohë për tu zbatuar, e kemi provuar edhe më para por ka qenë e pamundur të realizohet për shumë arsye.

Për mua duhet të vihet në zbatim për dy arsye, e para ka të bëj me përdorimin e teknologjisë në votim, e dyta, ka të bëj me votimin e emigrantëve.

Duhet zhvilluar një studim me seriozitet, duhet të filloj që tani ky proces për ta realizuar brenda afatit kohorë.

Shpresoj që tani ky problem të zgjidhet, pavarësisht se ka dështuar në të kaluarën për shkak të mundësive. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur vullnet politik, e them me siguri se ka pasur konsensus.

Shqipëria herët a vonë duhet ta trajtojë këtë çështje, ndryshe do ngelemi në vend. Në kushtet e Shqipërisë, zgjedhje pas zgjedhje krijojmë mosbesim, i kemi thyer besimin publikut, tashmë duhet të ndryshoj kjo gjendje.

Abuzimi me burimet shtetërore nuk është se përdoren vetëm disa makina por abuzimi është më i madh se kaq.

Në vitin 2007 vendosëm kartën e identitetit si zgjidhje por tani po përdoret për prenotimin e votës së zgjedhësit me kartën e identitetit së bashku me paratë e blerjes së votës, kjo po ndodh për shkak të përdorimit nga rrjetet kriminale.

Ata janë të detyruar sepse të nesërmen shkojnë te dera trokasin dhe i kërkojnë llogari pse nuk votove.

Emigrantët nuk votojnë, ndërsa persona të caktuar abuzojnë duke votuar në emër të personave të tjerë pa pasur asnjë lidhje, këto personifikime e bëjnë të domosdoshme që të vihen filtra për administrimin e zgjedhjeve.

1500 vota në qarkun e Lezhës u rinumëruan dhe shtuan mandatin për dikë tjetër jo për atë që duhej.

Në vitin 2012 kur e futëm këtë ide u anulua për faktin se kushtonte shumë para, ndërsa sot është mundësia, ne na duhet një arkitekturë e qartë pa boshllëqe, të kemi një grup ekspertësh për votimin e elektronik, më para ekspertët duhet të trajnojnë specialistë të rinj.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025