Bylykbashi: Rama nuk do listat e hapura, dhamë plot modele por nuk u pranuam nga mazhoranca

Oerd Bylykbashi tha se opozita kërkoi listat e hapura 100% por pa prekur koalicionet, por kjo u hodh poshtë nga mazhoranca. Bylykbashi tha se kjo tregoi edhe njëherë se listat e hapura janë vetëm një alibi e Ramës për të ndryshuar rregullat e lojës për kundërshtarët e tij.

 "Sot opozita e bashkuar bëri prezent debati për ndryshimin për sistemin zgjedhor, qëndrimi i saj i qartë nëse do shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100 % me kusht që formula aktuale për koalicionet dhe ndarjen mandateve brenda koalicionit të mos ndryshojë. Ajo që është e qartë është se Rama listat e hapura i ka një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. Kjo është një aferë e Ramës  në funksion të qëllimit të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij", tha Bylykbashi

Në lidhje me deklaratën e Gjiknurit ku tha se duhen modele për propozimet e opozitës dhe më pas të diskutohen, Bylykbashi u shpreh se në tryezë u dhanë plot modele por që nuk u pranua nga mazhoranca.

'Belgjika, Holanda, Danimarka, Letoni dhe Italian  janë një sërë modelesh. Presim reflektim nga mazhoranca, është çështje e këshillit politik dhe duhet trajtuar me konsensus dhe gjithëpërfshirje dhe për aq kohë sa nuk kërcënon 5 qershorin", tha Bylykbashi

Edhe për Petrit Vasilin, Rama nuk do listat e hapura dhe se Gjiknuri i kishte propozuar që të mblidhnim firmat e 28 deputetëve për ta prezantuar hapjen e listave 100 % si nisëm ligjore.

"Çështja e listave të hapura dhe zelli për të folur për ishin thjeshtë një alibi që kishte të bënte me heqjen koalicioneve në kushtetutën e Shqipërisë. PS është kundër në mënyrë absolute, Gjiknuri propozoi që ne të mblidhnim 28 firma nga deputete që të propozonim nismën ligjore. për 5 qershori nuk u deshën firmat, për listat e hapura na u sugjerua mbledhja e firmave", tha Vasili.


Lajmi kryesor:

Këshilli Politik diskutime për listat e hapura 100%! Gjiknuri kërkon modele për propozimet e PD-së, Bylykbashi: Jua dhamë, por si pranuat


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm