Byrek me kungull vjeshte, qumësht dhe vezë nga zonja Albana

Byrek me kungull vjeshte, qumësht dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 pako peta ose peta të bëra vetë
  • 500 gr kungull i verdhë
  • 300 ml qumësht
  • 3 kokrra vezë
  • 50 gr gjalpë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin me miell, ujë dhe pak kripë dhe hapim petët, nëse duam që byrekun ta përgatisim me petë të bëra vetë dhe jo të gatshme. Grijmë kungullin në rende dhe e ziejmë në një tenxhere me ujë me kripë. Pasi ka zierë, e kullojmë dhe e përziejmë me vezët, qumështin dhe gjysmën e sasisë së gjalpit. Në një tavë drejtkëndore shtrojmë një letër furre pastaj fillojmë të shtrojmë petët nga tre duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Në çdo tre petë hedhim nga masa e kungullit dhe kështu vazhdojmë deri në fund. Petët e fundit i spërkasim me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë Celsius derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U ekstradua nga Dubai disa javë më parë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Plaurent Dervishajn

U ekstradua nga Dubai disa javë më parë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Plaurent Dervishajn