Cakaj: Duhet të hapen negociatat në qershor! Basha të mos parashikojë të ardhmen (VIDEO)

Raport që thotë të vërtetën për ecurinë e Reformave në Shqipëri, përtej lupës së qeverisë. Kështu e ka cilësuar progres-Raportin e KE, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në një konferencë për mediet, Cakaj është ndalur të flasë për vendimin pozitiv për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian. Një vlerësim që thotë të vërtetën përtej qeverisë, tha Cakaj, si dhe një përgjigje për opozitën.

Sipas tij, tani është koha që palët politike të lënë mënjanë interesat partiake dhe të dialogojnë për të mirën e vendit. Duke iu përgjigjur akuzave të përfaqësuesve të opozitës, se ky raport nuk ka shumë ndryshim nga ai i vitit të kaluar, Cakaj theksoi rëndësinë e tij, si një dëshmi të progresit që ka bërë Shqipëria në pikat kryesore që kërkon KiE.

Ai ka pasur edhe një përgjigje për kryetarin e Partisë, Demokratike Lulzim Basha, i cili gjatë një takimi në Fier, tha se negociatat nuk do të hapen dhe se "Rama dhe ai e di shumë mirë".

"Për të merituar çeljen pa kushte të negociatave. nuk është thjesht përsëritje të vitit të kaluar. Raporti i ri është dëshmi e sukseseve të reja, dëshmia e përmbushjes së të gjithë rekomandimeve të KE. Në mënyrë kompetente aq sa voluminoze në një vlerësim milimetrit, KE ka vlerësuar evoluimin në kohë të Shqipërisë. Cilësi dhe entuziazëm shtesë të instucioneve në rrugën e BE. Nuk është thjeshtë "po" çështja kryesore, por edhe vetë mënyra se si janë paraqitur argumentet. Unë mund të them diçka që Shqipëria është i vetmi vend në rajon, lojërat e fatit që kanë qenë një instrument i krimit të organizuar. Gjithkush është mirë që të largohet nga përpjekja për të parashikuar fatin. Nuk e parashikoj dot, si kurse bën lideri i opozitës. Unë veproj duke u bazuar tek faktet dhe komunikimet me parterët. Në vend të teorive të konspiracionit duhet t'i kthehemi raportit të KE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, çdokush që ka ndjenjën më të vogël të atdhetarizmit, duhet të bëjë një përpjeke për të mirën e vendit", u shpreh ai. 

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse vendimi i Kie do të shtyhet për në shtator, Cakaj tha se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Ai ka theksuar se qeveria nuk garanton që vendimi do të vijë në qershor, duke lënë një mundësi të hapur për një datë në vjeshtë.

“Vitin e kaluar ekzistoi tensioni mes rekomandimeve teknike te KE dhe vlerësimeve politike të këshillit, por këto nuk ishin të lidhur me paragjykimin e progresit që vendi ka arritur. Ekzistojnë raste që gjykimet politike mbizotërojnë mbi vlerësimet teknike. Per te qene transparente, ne nuk e marrin përgjegjësinë për të dhënë premtimin final se negociatat do të hapen në këtë apo atë datë, por ne japim garancinë që angazhimi ynë është i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm. Sinjalet vijnë të ndryshme nga vendet evropiane, por asgjë nuk është përfundimtare. Përcaktimin e axhendës së këshillit nuk e ka në dorë qeveri, por qeveria për Shqipërinë do punojë pa lodhur dhe pa kursyer për të bindur vendet që tashmë është koha për hapjen e negociatave”, përfundoi ai. 

Greqia nuk ka kushtëzuar hapjen e negociatave me marrëveshjen e detit, theksoi Cakaj, duke shuar kështu dyshimet se shteti fqinj mund të vendosë "veton" në KiE për Shqipërinë.

"Maqedonia e Veriut ka bërë progres të jashtëzakonshëm. Për Shqipërinë, marrëveshja finale me Greqinë nuk ka qenë kusht për hapjen e  negociatave. Unë konfirmoj se qeveria aktuale në Greqi ashtu si vitin e kaluar ka qenë mbështetëse e axhendës europiane të Shqipërisë. Në Këshillin e Europës dhe komunikimet qe kemi pasur deri tash dhe atë që presim në vendimin e qershorit nëse vendim do të ketë, Greqia nuk ka imponuar asnjë kushtëzim për hapjen e negociatave me arritjen e marrëveshjes finale", tha Cakaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë’, Veliaj ironizon sulmet për paraqitjen e tij në SPAK! Pasdite në Këshillin Bashkiak

‘Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë’, Veliaj ironizon sulmet për paraqitjen e tij në SPAK! Pasdite në Këshillin Bashkiak