Carlo Bollino: Berisha po bën sot, atë që unë 27 vite përpara s'kisha ndërmend kurrë ta bëja për Shqipërinë: Baltosjen!

Carlo Bollino: Berisha po bën sot, atë që unë 27 vite përpara s'kisha ndërmend kurrë ta bëja për Shqipërinë: Baltosjen!

Kur në 1995 Sali Berisha vendosi të më deklaronte “persona non grata” në Shqipëri, më bëri të ditur se një nga arsyet ishte pjesëmarrja ime në një takim të vogël në Bari. Spiuni që ishte në sallë dhe e kishte informuar (sot një sociolog i respektuar “italo-shqipetare”, që shkruan libra dhe flet për integrim), më shpjegoi në emër të Berishës se gjatë fjalës sime të shkurtër, mbajtur në një hotel puljez në prani të ndoshta rreth 100 pensionistëve gjysmë të përgjumur, kisha guxuar të paralajmëroja investitorët e mundshëm, nga ndonjë rrezik që mund të kishte investimi atëherë në Shqipëri “pa e njohur mirë vendin”. Pra, sipas Berishës dhe informatorit të tij, kisha “dëmtuar imazhin” e Shqipërisë dhe për këtë arsye u dëbova, duke konfirmuar që paralajmërimi im nuk ishte në të vërtetë tepër i ekzagjeruar. 

Sot, pas 27 viteve, i njëjti Sali Berisha që konsideronte 100 pensionistët puljezë të “dezinformuar” nga një gazetar, po përgatitet të organizojë një protestë për datën 6 dhjetor, për të pritur në mënyrën e tij 27 krerët e shteteve të Bashkimit Europian, të cilët do të vijnë në vizitë zyrtare në Shqipëri. Shumë prej tyre, për herë të parë, si për shembull presidenti francez Macron. Pra, Sali Berisha ka ndërmend të protestojë kundër delegacionit më prestigjioz të Bashkimit Europian, që kurrë nuk ka prekur më parë një vend të Ballkanit Perëndimor dhe si rrjedhojë t’i drejtohet opinionit publik të gjithë BE-së, për t’i “informuar” se këtu qeveria është e korruptuar, se mafia është e përhapur, se narkotrafiku komandon, se tenderat publikë grabiten, se pallatet e ndërtuara janë fryt i pastrimit të parave të pista, e të tjera e të tjera. Pra, Shqipëria pa atë është e kalbur. 

Nëse unë, duke i folur atyre 100 pensionistëve italianë kisha “dëmtuar” Shqipërinë, ai, me 6 dhjetor, duke iu drejtuar 447 milionë banorëve të BE-së, çfarë po përgatitet të bëjë? Të tradhtojë shtetin? T’i pështyjë në fytyrë popullit shqiptar? Të baltosë botërisht imazhin e vendit me qëllim që të mbrojë aferat e pista të familjes së tij? Nuk e dimë nëse ka ndërmend me të vërtetë dhe ka kurajo të çojë deri në fund projektin e tij qesharak, apo bëhet fjalë për të disatin kërcënim apokaliptik të lëshuar paraprakisht, duke shpresuar të marrë në këmbim të tërheqjes ndonjë thërrime. Gjithsesi jemi të qartë se sido që të shkojë, Berisha bëri të disatin gabim: Me delirin e tij revolucionar vëtëm nxiti barkun dhe urrejtjen e militantëve, duke larguar nga vetja akoma më shumë pjesën e moderuar dhe të shëndetshme të vendit, që është shumica e shqiptarëve dhe pa mbështetjen e të cilës, askush nuk mund të fitojë asnjë palë zgjedhje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reta: 20/11/2022 22:16

    O Sali o ditezi, kur do vish te terezi !Ik qe tani , se nga Ty nuk ka frike njeri !

    Përgjigju
  • Arben: 20/11/2022 12:34

    Ai kete e ben kete: 1) Nga deliri i madheshtise,gjoja vetem ai e heq nga pushteti E.Ramen, si F.Nanon. Por mendoj se gabon,sepse Fatosi iku vete dhe Edi duket se iken kur do vete. 2) I shtyre nga abuzuesit,nenpunes te administrates,militante qylaxhinj,qe nuk kane bere asnje te mire publike veç vjedhjes dhe shfrytezimit te punes per qellime personale dhe partiake. 3) I shtyre nga urrejtja pse u rrezua ne 97 nga pushteti,pasi po te qe se shqiptaret nuk e kishin ate informacion apo force,qe nuk e kishin ne kohen e komunizmit, ai pikerisht per menyren si drejtoi Enver Hoxha kishte ate qasje e nostalgji. 4) Nga abuzimi i tij,i familjes se tij dhe njerezve te tij te afert me pushtetin. 5) Nga mosgjetja e trashegintarit te duhur per ta perdorur si do ai dhe kur do ai. Por populli kete nuk e ha,siç nuk e hengri kur ai vendosi Bashen kryetar partie,por nderkohe qe ky humbte per bemat e Berishes, sa doli nga rreshti i krijoi ato probleme qe dihen. 6) Nga mungesa e ndjenjave njerezore, ai dhe shume te tjere te pushtetshem gjykojne shume ngushte, sa te jeme ne pushtet ta shfrytezoj sa me shume.. keshtu e do ky popull,, vazhdojne me mentalitetin e pushtuesit,, nje popull duhet te pushtohet,shfrytezohet,nese kundershton te burgoset, te vritet dhe nese bindet te neshtrohet, pra qellimi final eshte nenshtrimi.

    Përgjigju
  • Hasan këKazazi: 20/11/2022 10:25

    Jugosllavet sollën Zogun ne pushtet po ashtu edhe Berishën

    Përgjigju
  • Apache_220: 20/11/2022 08:38

    Ore Saliun e kuptoj se ket qe e ben e ka nga: 1 .nga mosha 2.te mbroj pasurin e tij dhe skandalet. Po keta qe I shkojn pas nuk I kuptoj çfar dhe ken e mbrojn... Saliu dhe Meta flasin per shpopullim te Shqiperis, pot Saliu para se te flas per ket duhet te jep llogari per fundosjen e tragetit ne Otranto ,duhet te jep llogari per ata qe iken prej vitit 91 e deri me 20011....!? Per Gerdecin per vrasjet e pazbuluara... Saliu thot se asnjeher ska qen i denuar nga gjykata ,hahah sa qesharak Po ku ke pa femijet me e denuar te atin...(gjykatesit ishin kalamajt e tij ) te koruptuar...

    Përgjigju
  • Dajti: 20/11/2022 00:39

    Sali Berisha ka sjelle vetem fatkeqesi. Ai eshte fatkeqeisa e Shqiperise. Por ai ka gjetur terren tee qendroje akoma ne kembe.Ka gjetur terren sepse shqiperia nuk ka sistem drejtesie, ka akoma terren sepse ka akoma dhe do te kete hajdute dhe trushplare qe i shkojne nga pas.Ka gjetur shesh dhe ben pershesh thote populi yne qe nuk i ka treguar akoma vendin te pakten me vote.

    Përgjigju
  • asolingo: 19/11/2022 20:57

    Saliu eshte per ne Tropoje dhe jo per ne Tirane.E perkrahin nje pjese analfabetesh qe jane mesuar vetem ti bien qylit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës