Carlo Bollino: Ja pse “non grata” e SHBA-ve dhe Anglisë për Berishën erdhi vetëm tani

Carlo Bollino: Ja pse “non grata” e SHBA-ve dhe Anglisë për Berishën erdhi vetëm tani

Pra rrethi po mbyllet. Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Britania e Madhe e deklaroi Sali Berishën person “non grata”. Kështu, si për një lojë ironike të historisë ish-kryeministri “demokratik” shpall të njëjtin ''armik anglo-amerikan'' me të cilin luftoi për 40 vite edhe Enver Hoxha. Departamenti i Shtetit ishte i përgjithshëm në akuzat e tij, ndersa ministria e brendshme britanike është më pak hermetike, duke e deklaruar Sali Berishën “non grata” për korrupsion, lidhjet e tij të ngushta me kriminalitetin e organizuar dhe për aferat e pista të bëra me Damir Fazlliçin, një afarist serbo-boshnjak me pasaportë angleze, financues i madh i familjes së tij. Duke nisur nga 2005, Fazlliçi, pasi kishte pasuruar familjen e Argita Berishës (dhe pjesërisht atë të Lulzim Bashës) u pasurua edhe vetë duke bërë sekserin në dhjetëra tendera (120 milionë euro vetëm në dy vite) për furnizimin me energji elektrike të Shqipërisë. Fazlliç, falë mbashtetjes së Berishës, ia kishte kaluar monopolin e këtij sektori Serbisë. 

Berisha, gjatë mbrojtjes së sikletshme përballë shtypit ndaj qendrimit të fundit te Britanisë së Madhe, si zakonisht, gënjeu. Jo vetëm tha se Fazlliç ka investuar në Shqipëri kapitalet e tij, pa përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit (sikur energjia elektrike shitur qeverisë të ishte falas), por edhe siguroi se kapitalet e transferuara në Shqipëri ishin absolutisht të pastra. E vërteta qëndron se 4.5 milionë eurot e mbërritura në llogaritë bankare shqiptare të Damir Fazlliçit dhe të tërhequra pjesërisht në cash nga Flutura Kola, ortake në studion ligjore të Argita Berishës, vinin nga parajsa fiskale dhe nga arkat e erret e Vojin Lazareviçit, një miliarder serb i dyshuar për krime të ndryshme dhe lidhje me vrases nacionalistë serbë. Nga kjo shumë, të paktën 450.000 euro, janë fituar zyrtarisht nga Argita dhe Jamarbër Berisha.

E përjavshmja investigative kroate “Nacional” e përshkruan Lazarevic si “një shembull klasik të një kontrabandieri të madh ballkanas të viteve ’90 , që fillon të pasurohet falë kontrabandës së naftës dhe të cigareve në Serbi dhe Mal të Zi, duke mbrojtur operacionet e tij me financime të mëdha ndaj kriminelëve të luftës si Zeljko Raznjatoviç i njohur si Arkan, Vojislav Sheshel dhe Radovan Karaxhiç''. 

Janë të njëjtat vite kur edhe Sali Berisha bashkë me shoqërinë “Shqiponja” të themeluar nga Partia Demokratike, do të thyejë embargon ndërkombëtare të vendosur kundër ish Jugosllavisë, duke bërë kontrabandë drejt Malit të Zi me naftën e destinuar për armatën e Millosheviçit që sulmonte shqiptarët e Kosovës. Kushedi nëse blerësit e asaj nafte te Berishës përtej kufirit, nuk ishin pikërisht firmat e Lazareviçit.  

''Gjatë viteve ’90 CIA amerikane dhe BND gjermane, shkruan po Nacional, kanë hetuar mbi rolin e Lazareviçit dhe të shoqërisë së tij Rudnap në marrëdhëniet e Millosheviçit me Libinë dhe Iranin''.   

Në një investigim të gjatë dhe të detajuar të bërë nga Report TV vitin e shkuar, rindërtohen të gjitha lidhjet e njohura dhe jo të njohura të familjes Berisha me Damir Fazlliçin dhe Vojin Lazareviçin. Në pritje që Berisha të na akuzojë sërish ne si burime të Britanisë së Madhe (pasi na akuzoi se ishim burim i Departamentit të Shtetit me një investigimin tjetër) ju ftojmë të lexoni të gjitha detajet e kësaj dosje tepër të çmuar gazetareske, që vlen si dokument historik për të njohur se kush është në të vërtetë Sali Berisha. 

Duke u mbrojtur nga akuza e re që i erdhi nga Britania e Madhe, ai gënjeu edhe duke thënë se ndershmëria e Damir Fazlliçit është çertifikuar nga “një hetim i gjatë i kryer nga prokurorja Ina Rama që nuk gjeti dot asnjë provë” kundër tij. Një tjetër gënjeshtër flagrante kjo. Eshtë e vërtetë që Ina Rama nisi të hetojë kundër Damir Fazlliçit në 2008 duke e akuzuar për pastrim parash, por është gjithashtu e vërtetë që Sali Berisha personalisht dhe policia që drejtohej nga qeveria e tij, me mbështetjen e Ministrisë së Drejtesise, bënë gjithçka për të bllokuar hetimet. Deri në pikën që Fazlliçi mundi të futej në mënyrë klandestine në Shqipëri me mbrojtjen e policisë duke shmangur një urdhër ndalimi të prokurorisë, për të shkuar në studion e Blendi Fevziut, të jepte një intervistë-qokë që e shfajësonte nga akuzat dhe të mbronte Berishën, Argitën dhe Bashën, për t’u larguar pastaj i qetë nga vendi. 

Nga kabllogramet e Ambasadës Amerikane të bëra publike nga Wikileakes zbulohet se ambasadori Withers i shkruante Departamentit të Shtetit:
 “Duke filluar nga 10 Tetori 2008 dhe duke vazhduar gjatë fundjavës, Kryeministri Berisha dhe Ministria e Drejtësisë filluan një fushatë të re për të frikësuar dhe penguar punën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.  Më 13 tetor Berisha mbajti një konferencë shtypi të zemëruar, të rrëmbyeshëm, në të cilën ai mbrojti Fazlliçin dhe akuzoi Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për punën kundër Fazliçit me urdhër të 'mafies'. WITHERS” .

Në maj 2009 hetimi i prokurorisë kundër Damir Fazlliçit arkivohet, dhe Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi as nuk merren në pyetje. Për familjen Berisha dhe për Fazlliçin rruga është e shtruar për të vazhduar aferat e tyre, tashmë të sigurt të imunitetit total. Sot Sali Berisha ka kurajon të citojë atë hetim skandaloze të prokurorisë të mbyllur pa mundur të hetojë asgje, si provë të ndershmërisë së tij. Në të vërtetë është deshmi e të kundërtës dhe prove e kontrollit kriminal që Berisha kishte mbi gjykatat dhe prokurorinë. Por mbi të gjitha është arsyeja për të cilën “dënimi” i tij vjen vetëm sot, 14 vite nga krimi dhe 9 vite nga dalja e tij në opozitë, kur me ne fund nuk ka më asnjë pushtet për të ndalur drejtësinë, te pakten atë nderkombetare. Sepse, ndryshe nga ajo që Berisha shpreson, parashkrimi vlen vetëm për disa krime dhe vetëm për gjykatat. Për politikën dhe për moralin, krimet nuk parashkruhen kurrë. 
 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 24/07/2022 15:39

    Fazllič -Berisha Kriminel -Kriminel Ekonomik -Politik

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/07/2022 16:42

    Carlo Bollino shkruan dhe mendon pèrgjegjshèm, me detyrimin qytetar dhe etikèn profesionale, pèr tè pèrmbushur rolin e medias nè njè sistem demokratik. Imagjinoni sikur nè radhèt e SPAK, tè kishte po ashtu njerèz tè formatit tè tij? Ne shqiptarèt, kemi humbur luftèn pèr ruajtjen e dinjitetit kombètar dhe personal. Shoqèria jonè èshtè jo vetèm e kalbur pèrbrènda, njè gropè bollash zvarranike por edhe tèrèsisht e paaftè tashmè tè artikullojè INTERESIN KOMBÈTAR qè duhet mbrojtur me qèllim tè mbijetesès personale. JO JO, nuk ka tè ardhme ky vènd gjèkundi, as nè europè dhe as me veten e tij pèrsa kohè KRIMINELÈ ORDINERÈ si Sali Berisha me familje dhe Ilir Meta me tè tijèt,,,bèjnè tè fortin dhe tè rèndèsishmin nè Shqipèri. Mosreagimi i kèsaj drejtèsie tè re, tè riformatuar me qindra miliona euro tè SHBA dhe KE,,,,èshtè dèmi moral mè i madh qè po i bèhet kètyre pèrpjekjeve kolosale pèr kthimin e Shqipèrisè nè shinat e sè drejtès. Sistemi qè patèn organizuar Berishèt dhe Metèt, duhet thènè troç, kishte pèr qèllim kthimin e shqiptarève nè skllevèr tè tyre. Falè SHBA dhe situatès gjeopolitike,,nuk ia dolèn dot. SPAK, akoma nuk e ka kuptuar kètè.!!!

    Përgjigju
  • Rapushi Tambushi: 23/07/2022 14:36

    Carlo Bollino je një intelektual një njeri brilant komenti juaj i pastër me fakte të pa kundërshtushme tregon fytyrën e qelbur të Salhe. Ky njeri katran me emrin Salhe i ka bër të 1000 të zezat Shqipris. E tani po i vjen dita që të paguaj për çdo krim. Vëndi jot o salhe është Reçi. Aty do lush tavëll me tët bir sy peshkaqenin e me like floririn. I pafsh hajrin krimit që ke bër o salhe.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 23/07/2022 08:46

    Jam me se I qart me kete analiz dhe fakte te pa tjetersueshme nga zoti bolino. Cfarrrr duhet te besh me ne kete vend qe te pakten te meresh ne pyetje Jo me shum. Por keta qener nga 30 vjet cfar nuk kan ber dhe mund te jen me dhjetra te tjera qe bolino si ka permendur e sidomos vrasjet,surgjinosjet dhe zhdukje pa len gjurm dhe ketij kufome politike si hyn gjemb ne kembe?????????????? Deri kur do vazhdoj keshtu????? Dhe del neper televizore e ben si fukara gjoja ketij monstre i kan ber padrejtesi. Dhe me e forta thot eshte pun e Rames dhe e sorosit,po aq perbindesh qenka ky Rama sa te blej gjith boten???????. Krimineli i paskrupullt na tremb kalamajt neper televizore.

    Përgjigju
  • David: 23/07/2022 01:20

    Shqiptaret e ndershem, te mire dhe te lire e pershendesin vendimin e Londres pas atij te Washingtonit qe pas mese 10 vitesh kujtohen per abuzivizmin individual Berishian. Edhe pse vone, simbolika eshte e fuqishme sepse eshte diskrecion elsluziv ekzekutiv, pra i sekretarit apo ministrit respektiv te brendshem. Ashtu sikunder ne ne fakt presim reflektim te forte te tyre, te BE dhe medias (se lire dhe pakapur) qe te denoncoje fort dhe godase abuzivizmin ekstrem te Ilir Meta por vecanerisht te padrinos se mafies se kuqe dhe mavi shqiptare Edi Rama. Ne kete menyre do te jemi me te qete dhe te clire nga keto monstra kanceroze korrupsioni. Ndaj edhe gazetaria eshte e mirepritur me kontribute profesionale sesa retorike servilistike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë