TIRANE - Çiljeta Xhilaga ka folur hapur për lidhjen e saj me portierin e kombëtares Alban Hoxhën, duke pohuar se mes tyre ka qenë dashuri me shikim të parë.

E ftuar në emisionin “Oktapod”, Çiljeta rrëfeu se ishte njohur me portierin e Partizanit para nëntë muajsh, në një koncert të sajin.

 “Çdo gjë lind në impaktin e parë dhe fillon që nga sytë, kështu që ka bërë klik që në takimin e parë dhe ka vazhduar kështu me shumë pasion dhe me dashuri. E dua pafund.”, deklaroi Çiljeta.
(er.nu/shqiptarja.com)