Çelet sesioni parlamentar, Meta:
Shkundje të sistemit të drejtësisë

Ka zgjatur vetëm pak minuta, seanca e parë e çeljës së sesionit të ri parlamentar. Të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin deputetë të maxhorancës dhe opozitës, ndërsa u vu re mungesa e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.Ashtu siç pritej Reforma në Drejtësi ishte edhe kryefjala e kësaj seance të parë.

Në fjalën e tij të hapjes pasi prezantoi kalendarin e punimeve, kryetari i kuvendit Ilir Meta u shpreh se gjatë këtij sesioni duhet të bëhet një shkundje e thellë e sistemit të drejtësisë, duke përmbushur me sukses reformën në drejtësi, me anë të konsensusit.

Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë prioriteti i këtij sesioni parlamentar. “I uroj këtij sesioni parlamentar dhe të gjithëve ju, një fillim të mbarë pune për realizimin e reformave në bashkëpunim konstruktiv të të gjitha forcave politike që përfaqësohen në Kuvend”,  uroi Meta ndërsa tha se gjatë këtij sesioni do të fillojë puna për ndryshimet e nevojshme ligjore në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR; zbatimi i Ligjit për integritetin e figurës të funksionarëve publik si dhe miratimi i Kodit të Sjelljes së deputetëve.


parlamenti janar 2016

Pas Metës fjalën e ka marrë i pari kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili u shpreh se opozita do të vazhdojë të kërkojë një reformë të qenësishme në drejtësi ashtu siç e kërkojnë të gjithë qytetarët.

"Unë garantoj qytetarët se opozita do të vazhdoj t'i qëndrojë parimeve të saj. Ne do kërkojmë një reformë të qenësishme në drejtësi ashtu siç e kërkon shumica e qytetarëve. Dhe nëse këtë nuk e bën ky parlament, atëherë parlamenti që do dalë nga zgjedhjet e parakohshme, do t'i realizojë të gjitha. Ky është një premtim. Ne do vazhdojmë çdo përpjekje për t'i dhënë fund këtij tmerri dhe për të shkuar një orë e më parë në qeveri teknike," tha Paloka.

Po ashtu Paloka u shpreh se kryeministri Rama nuk e do reformën në drejtësi, pasi do të mbrojë kriminelët e të korruptuarit.

“Edi Rama nuk bind dot askënd se mund të bëhet kalorësi i luftës kundër korrupsionit. Do të kapë drejtësinë sepse do të mbrojë kriminelët dhe të korruptuarit. Për këto arsye nuk kërkon dhe as nuk pret konsensus”, tha Paloka duke theksuar se zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi një qeverie teknike do të jenë kryefjala e opozitës.

parlamenti janar 2016

Në fjalën e tij Paloka hodhi dhe një sërë akuzash në drejtim të qeverisë.

"Ky vit filloi ashtu siç pritej, nisi më keq se ai që lamë pas, me vrasje, grabitje, përdhunime dhe mjerim. Mijëra familje shqiptare u përmbytën dhe po zhyten çdo ditë, jo nga uji as nga bora, por nga varfëria që u dhuron qeveria e tyre. Taska  të reja dhe pushime nga puna ishin dhurata e Ramës për qytetarët për Vitin e Ri. Asgjë nuk e pengoi Ramën që të bëjë turizmin, këtë herë sportiv. Asgjë nuk e ndaloi as Beqajn e qeverisë dhe klanin e Ramës që të frimosin më 31 dhjetor miliona euro  që përmbushin direkt llogaritë e kryeministrit dhe ministrat. Jo më larg se dje u detyruan në pranojnë se kanë paguar 360 milionë për t'i bërë reklamë qeverisë në The Economist," u shpreh Paloka.

Ruçi: Sesioni i kaluar me suksese dhe dështime
Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, në foltore doli kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, jo për t'iu përgjigjur opozitës, siç tha ai por për të bërë një bilanc të vitit që lam pas.
 
Sipas Ruçit, sesioni i vitit të kaluar pati sukese por edhe dështime.

"Sukses ishte: Si fillim parlamenti është vend i fjalës së të zgjedhurve dhe opozitës. Janë bërë 129 orë e 45 minuta debat, kanë diskutuar mbi 509 diskutantë, prej 5 sezoneve hapësirat për fjalën e opozitës kanë qenë periodikisht më të mëdha sesa ato të mazhorancës, ku opozita ka folur 55 orë ndaj 53 që ka folur mazhoranca. Së dyti, parlamenti është vendi ku bëhen ligjet, hartohen, diskutohen, propozohen dhe miratohen. Gjithsesj janë miratuar 62 ligje, të rëndësishme sic është ai i buxhetit të shtetit, sigurimin shëndetësor e shoqëror, taksat vendore e kombëtare, akcizat, ligji i vetëqeverisjen vendore dhe trajtimit të pronës dhe përfundimit e procesit të kompensimit, apo garantimin e integriteteit të personave që zgjidhen ose ushtrojnë funksione publike. Ratifikimi i marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, me BE, SHBA, Bankën për Zhvillim, Berzh, Japoninë, Gjermaninë, vende fqinj e shumë të tjera," tha Ruçi.
 
parlamenti janar 2016

Ndërsa sa i përket dështime, Ruçi renditi tre prej tyre.
 
"Dështimi i parë inflacioni dhe shpërdorimi i fjalës në parlament nga deputetët e opozitës, vetëm Berisha ka fol mbi 8 orë, kryeministri ka fol 2 orë më pak, ky është një ndryshim i madh me legjislaturën e kaluar. Ne e respektojmë opozitën ndonëse ajo flet më shumë se kryesminitri. Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse fjala e opozitës ëhstë për ligjet, oponencën dhe diskutimet ndaj tyre, për marrëveshjen për rëndësinë e tyre, por sthuhet asnjë fjalë për këtë. Ska mendime e sugjerime për ndryshim legjislacioni e diskutimi mbi to, ska sjellë alternativa e nisma parlamentare.

Dështimi i dytë, mosngritja e mosshfrytëzimi i gjysëm orëshit në seancë për të folur për problemet e votuesve, kjo hapësirë nuk është shfrytëzuar edhe në sezonin që kaluam. Plot 8 orë e gjysëm u kemi borxh halleve e shqetësimeve të votuesve.

Dështimi i tretë është mosekzistenca e kontrollit parlamentar. Asnjë seancë pyetjesh, interpelancë, mocion me debat, asnjë mocion mosbesimi. Komisonet parlamentare të kërkuara, nga opozita janë të harruara e të mbartura në këtë sezon. Është i vetmi parlament në botë që nuk përdoren instrumentat parlamentarë nga opozita,"
u shpreh kreu i grupit të PS-së.
 
Për sesionin e ri parlamentar Ruçi kërkoi zbatimin me përpikmëri të rregullores, ku  secili ti nënshtrohet procedurave parlamentare dhe përdorimin e instrumentave për të justifikuar praninë e të zgjedhurvë në parlament.
 
parlamenti janar 2016

parlamenti janar 2016

parlamenti janar 2016

parlamenti janar 2016
kuvend
(Fotot nga seanca e sotme plenare - Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) FOTO

Sesioni i 6 pritet të jetë mjaft i nxehtë politikisht për shkak të reformave të rëndësishme, përfshirë këtu reformën në drejtësi për të cilën Qeveria është zotuar ta përfundojë deri në verën e ardhshme.

Gjithashtu përveç nismave ligjore, pritet që pjesë e diskutimit të jetë dhe një reformë tjetër mjaft e rë ndësishme, ajo zgjedhore, për të cilën tashmë është miratuar ngritja e një komisioni parlamentar.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis