Valbona ka çelur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2026. Një video nga festa e zhvilluar në Malësi të Gjakovës me këngë e valle tradicionale, është shpërndarë në rrjete sociale dhe nga Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari.
Hajdari shprehet krenar për atraksionet turistike të Shqipërisë e veçanërisht për alpet, një destinacion i preferuar më së shumti nga turistët e huaj.
“Çelet sezoni turistik në Valbonë( Malësia e Gjakovës)!
Krenar për alpet tona, që janë bërë atraksion turistik për turistët shqiptarë, europianë dhe nga gjithë bota”, shkruan Shkëlqim Hajdari në postimin e tij.
Komente









