Çështja e emigracionit, Donald
Trump vizitë surprizë në Meksikë 

Kandidati republikan Donald Trump do të udhëtojë sot për në Meksikë, ndërsa pritet të diskutojë në Arizona masat ndaj emigracionit të paligjshëm, një nga çështjet kyçe që ka qenë në qendër të debateve politike sidomos gjatë fushatës presidenciale.

Trump shkroi në rrjetin social twitter se do të takohet me presidentin Enriques Pena Nieto i cili ka ftuar si kandidatin republikan por edhe rivalen e tij Hillary Clinton.

Presidenti i Meksikës është shprehur se dialogu do të shërbejë për të mbrojtur shtetasit meksikan kudo që ata ndodhen.

Pak muaj më parë gjatë një interviste kreu i shtetit meksikan e kishte krahasur fjalimin politik të Trump me atë të Adolf Hitler dhe Benito Musolini, duke shtuar se kandidati kishte cënuar marrëdhëniet SHBA-Meksikë.

Kujtojmë se gjatë fjalimeve të tij miliarderi Trump ka dënuar emigrantët meksikan duke përsëritur shpesh se do të ndërtojë një mur mes dy shteteve.

Ndërkohë rreth temës së emigracionit nje tjetër skandal publikohet rreth Trump. E përjavshmja ''Mother Jones'' ka publikuar një sërë denoncimesh të ish-modeleve të cilët kanë punuar për agjensitë e Trump por pa leje qëndrimi.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave