Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet 2025/ Autoriteti i Dosjeve: Partitë të dorëzojnë emrat 70 ditë para

Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet 2025/ Autoriteti i Dosjeve: Partitë të dorëzojnë emrat 70 ditë para

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, sot në Komision

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u diskutua sot edhe buxheti për Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Mes debateve për çështjet e nxehta të dosjeve të politikanëve të lidhur me ish-sigurimin, ishte deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj që ngriti një pyetje ndaj kryetares Gentiana Sula, në lidhje me figurat që do kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025 dhe afatet që duhen për verifikimin e tyre, që të mos bëhen pjesë e fletës së votimit nga KQZ.

Deputeti ngriti shqetësimin nëse do të kishte një fluks kërkesash ndaj institucionit për verifikim të emrave, në "rast ndërgjegjësimi të politikës" siç e quajti, apo i kërkuar nga institucionet dhe vetë KQZ, sa ishte afati dhe nëse ky proces mund të përballohej dhe realizohej.

Specialistët e Autoritetit, të pranishëm në Komision, shpjeguan edhe afatet.

“Mirë do të ishte 70 ditë para zgjedhjeve të vinin këto kërkesa. 50 ditë nga momenti kur janë emëruar dhe afati i fundit është 30 ditë. Por ne duam 70 ditë para zgjedhjeve. Se mund të kemi shumë kandidatë, por edhe 50 ditë para zgjedhjeve në mund të bëjmë të mundur ta kryejmë procedurën e verifikimit. Nëse vijnë njëkohësisht, koha për t’u verifikuar them se zgjat 20 ditë.

Ndaj vetëdeklarimi i tyre është zgjidhja më e mirë e mundshme”, sqaroi një prej të pranishmëve.

Më tej u shpjeguan edhe procedurat, sikurse në rastin nëse kërkesa plotësohet në formular me të gjitha pikat dhe ku 20-30 ditë janë të mjaftueshme për t’u realizuar. Përfaqësuesit shpjeguan se për shkak të kohës dhe moshës, një pjesë e tyre s’kanë nevojë për verifikime sepse nuk kanë qenë 18 vjeç e sipër në momentin që prek çështja e Sigurimit të Shtetit dhe përjashtohen automatikisht.

“Duhet një ndërhyrje në ligj që e zgjidh edhe më mirë dhe këto probleme nuk ekzistojnë më tej. Por është e nevojshme ndërhyrja”, u shprehën ata.

Kryetarja Gentiana Sula vuri në dukje mbingarkesën e materialeve aktualisht dhe fluksit të dokumenteve që vijnë, por tha se procesi do kryhet i plotë dhe nuk do lihet në mes. Ajo shtoi edhe çështjen e nisur të verifikimit të figurave si në rastet e medaljeve apo emrave të rrugëve.

“Çështja është se arkiva rrit brumin e saj, rishikohet protokolli, shtohet me prurjet e reja dhe jemi gjithë kohës në përditësim. Sepse SHISH vijon sjellë dokumente e materiale, Ministria e Mbrojtjes po ashtu, edhe Ministria e Brendshme. Këtë vit kemi skanuar 7 milionë dokumente, do skanojmë edhe 8 milionë të tjera, 22 janë në total dhe besoj 2-3 vjet përfundon ky proces” tha Sula ndër të tjera.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion