SHKODER- Kryedemokrati Lulzim Basha është përgjigjur nga Shkodra lidhur me thirrjen e presidentit Ilir Meta për të vazhduar askionin e tubimeve shesh më shesh deri në vendosjen e demokracisë. Basha tha se PD do të bëjë çdo gjë për shporrjen e tiranisë dhe fitoren e demokracisë, me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, duke lënë të nënkuptuar se do të mbështesë tubimet e presidentit.
"Shporrja e Tiranisë dhe fitorja e demokracisë është objektivi i Partisë Demokratike dhe për këtë do bëjmë çdo gjë. Me të gjitha format dhe mënyrat demokratike", u shpreh Basha.
Në tubimin e 2 Marsit, Basha u rreshtua krah Metës, duke ndjekur fjalimet e tij nga bulevard krah qytetarëve, dhe duke mos mbajtur fjalime, ndonëse më herët u angazhua për të mbledhur sa më shumë mbështetës. Këtë qëndrim të tij e ironizoi edhe kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se Basha po bën rolin e figurantit.

Komente


Ne balle te revolucionit sharebajga e shkodres Voltana serbja qe dogji shkollen veprim qe se kane bere as nazistet ne Shqiperi
Përgjigju