Me elektrik dore në errësirë totale/ Momenti kur grupi i hetimit nxjerr dosjet nga makina e prokurorit Ndoja- VIDEO

Ditën e atentatit, në makinën e prokurorit Arjan Ndoja janë gjetur disa dosje. Në videon që Shqiptarja.com disponon shihet teksa grupi i hetimit nxjerr nga makina të gjitha dosjet, të cilat Ndoja pretendon se i përkasin studios ligjore që ai drejton. Dosjet janë nxjerrë pak orë pas atentatit, i cili ndodhi në 16:30 të së premtes në 1 nëntor, e ndërsa nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi përmbajtjen e tyre.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoja pak ditë pas atentatit

Siç raportoi në herët Report Tv, në mjetin e Ndojas u gjetën 3 dosje, ku dyshimet janë se bëhet fjalë për dokumente që u grabitën nga Prokuroria e Durrësit në maj të vitit 2018 nga autor ende të paidentifikuar që kishin të bënin me pronat, mes të cilave edhe ajo e abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit. Ndoja e mohoi një gjë të tillë, megjithatë pritet që të zbardhet në hetimet e mëtejshme të prokurorisë për këtë çështje.


Lajmi kryesor:

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjenden gjurmë në dy palë syze në makinën e atentatorëve, drejt arrestimit autori i dytë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë