Vendimi për ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale e që do të jetë pjesë e kabinetit “Rama 4’, është pritur me habi nga qytetarët. Për Report Tv disa e shohin si veprimin e duhur, të tjerë janë skeptikë, dhe një pjese të qytetarëve, u duket abstrakte.
***
Vendimi i Kryeministrit Rama për të bërë pjesë të kabinetit qeverisës ministren e parë virtuale në botë, ka ngjallur shumë kureshtje mes qytetarëve.
“Diella”, një krijesë e inteligjencës artificiale, shihet si një zgjedhje e duhur nga një pjesë e mirë e tyre.
“Ai ka menduar mirë. Faktikisht ajo është më vigjilente. Ajo punon non stop, regjistron çdo gjë”.
“Gjë e mirë, gjë e re, tregon ecje të Shqipërisë me kohën, modernizim dhe gjithçka tjetër”.
“Shumë e mirë, shpresojmë më e mira të bëhet”.
Të tjerë, janë skeptikë mbi qëllimin e krijimit të kësaj ministreje.
“Ndoshta e ka zgjedhur për figurë ngaqë ishte e bukur. Mos e ka krijuar vetë ai”.
“Artificiale, kam çik dyshim, nuk besoj shumë”.
“Nuk m’u mbush mendja”.
“Nuk ja vlen të flasësh fare”.
“Sado elektronike të jetë, sado e zhvilluar të jetë ajo inteligjenca artificiale, prapë nuk besoj të bëjë punën tonë”.
Një tjetër kategori qytetarësh, nuk janë të përditësuar me zhvillimet e fundit politike, e megjithatë në parim, koncepti i një ministreje virtuale u duket abstrakt.
“Nuk jam në gjendje të them asnjë fjalë. Nuk e kam idenë. Kjo teknologjia artificiale sikur duket pak abstrakte”.
“Po kush është? Ku është kjo? S’e kam parë ndonjëherë, çfarë kontributi ka dhënë në shoqërinë civile kjo? Nuk e di çfarë të them”.
Deri më tani, “Diella” u ka ofruar qytetarëve asistencë në pothuajse të gjitha shërbimet publike në e-Albania.
Komente










Mos pyesni shpellarët e mbaruar pyesni brezin e ri se ata do ta çojnë përpara...
PërgjigjuKy deklarimi i fundit:/Po kush eshte?Ku eshte kjo? S'e kam pare ndonjehere.../ishte me i lezetshmi,me beri te qesh.S.d.q dy verejtje kam per /ministren/,1-veshja popullore do te ishte jashte kohe dhe per reklame turizmi,jo me per burokracite moderne per te cilat eshte krijuar t'ju jape pergjigje.Nje veshje moderne duke futur ngjyrat kombetare te flamurit,por pa egzagjerime do te ishte me e pershtatshme.2-Gjithashtu menyra si I mban duart eshte e vjeteruar e qesharake,dikur murgeshat i mbanin duart ashtu,por as ato nuk i mbajne me.Modernizoni /ministren/!!!
Përgjigjuka tall rama menderen dhe keta mundohen te bejne sense, me fjale te medhaja. popull tamam idiot, qe nuk arin te interpoloje.
PërgjigjuPo nuk tu mbush mendja , zbraze se ndoshta e kupton
Përgjigju