Tradhtar i Ilir Metës? Braimllari në 'Frontline Interview' zbulon kulisat brenda partisë: Nëse ndalon me statut nepotizmin bën ligj anti-Monika

Pak ditë pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari shpjegon për emisionin 'Frontline Interview' në Report Tv arsyen e këtij veprimi pas shumë vitesh bashkëpunimi me Ilir Metën.

“  Nuk mund të mbaja më funksionin e nënkryetarit të partisë për disa arsye të brendshme organizative dhe mosfunksionimit të disa gjërave të cilat në gjykimin tim i quaj parimore. Arsyeja kryesore ka qenë për të shtensionuar situatën e brendshme."

Disa herë theksoi se shkak për tërheqjen e tij, ishte të shmangte përplasjen mes strukturave në parti. Një nga ato ishte dëshira që Partia e Lirisë të mos përfundonte si PD e përçarë thotë ai përballë gazetares Marsela Karapanço.

“Jam tërhequr në mënyrë vullnetare për të dhënë një mesazh, për shtensionimin e situatës. Unë angazhimin tim e kam nisur në opozitë, në 2006-ën. Kam ardhur nga terreni, organizimi, jo nga një zyrë shtetërore. Si mesazh kam qe eksperienca politike, nuk më lejon të gaboj.  Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD. Dorëheqja ka qenë për ti shërbyer unitetin. Qëndresa ime do të detyronte të ndante njerëzit në bazë. Duke qenë në mendime kundër mbi organizimin e partisë do të detyroja ti përçaja.

Situata po shkonte drejt një tensioni, nuk doja të krijoja përplasje mes strukturave.  Angazhimi im brenda strukturave në LSI ka qenë i gjatë, prej 19 vitesh. Kam qenë gjithmonë në brezin e parë të organizimit të partisë, këtë kulturë kam, nuk merrem me intriga të vogla që dëmtojnë partinë. Koha është dëshmi e aksionit tim opozitar.  

Pas veprimit të tij mohon të ketë pasur presion por ka mendime të kundërta me Metën për organizimin e partisë.

”Është vullnetare. Nuk kam pasur presione. Presione zero. Ka qenë e mirëmenduar për të shtensionuar siuatën brenda partisë për të dhënë një mesazh se nuk është Endriti përgjegjës. Përgjejgësi mban të gjithë ekipi. Meta thotë se ky ekip më ka çorganizuar partinë. Unë kam argumentet e mija se nuk jam pjesë në çorganizimin e partisë' tha Brahimllari .

Tregon dhe për disa pjesëtarë të të PL-së ka hedhur baltë mbi të në strukturat e partisë. 

"Kandidati që do jetë për sekretar të përgjithshëm, ka shkuar në disa struktura dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim. Unë nuk do e bëja një gjë të tillë, për shumë e shumë arsye. Sepse kontributi im është i jashtëzakonshëm në 19 vite dhe unë nuk doja që kjo gjë të reflektohej poshtë tek njerëzit. ...Kanë qenë disa persona, por kjo nuk është problemi im" 


A e ka  quajtur Metën diktator? 
Lidhur me pyetjen e gazetares Marsela Karapanço, zoti Brahimllari theksoi se nuk ka përplasje politike me Metën, ndërsa e falënderoi për mundësinë që i ka dhënë për t’iu bashkuar LSI-së asokohe dhe PL-së tani. 

“Jo, unë nuk jam personi me 30 like. Nuk kam thënë fjalën diktator për zotin Meta për shumë arsye. Kam shumë vite bashkëpunimi, ka qenë politika e tij që i dha mundësi shumë të rinjve. Arsyeja e dorëheqjes ka qenë bashkimi i strukturave”, tha Braimllari.

Braimllari kujton kohën teksa u fut në angazhimin politik me LSI që në moshën 16-vjeçare.

‘Kanë qenë vite sakrifice. Kam ardhur nga opozita, nuk kam ardhur nga një zyrë shtetërore. Ajo q ëkam si mesazh, eksperienca nuk më lë të gaboj në këtë drejtim. Kam pasur 2 muaj që kam qenë i tyërhequr në terren. Mund të krijonte një lloj reaksioni në terren prezenca ime mga njerëz afër kryetarit, që telefonin pse takuat Endritin.’

Sa i përket retorikës së Metës për armiq të brendshëm, Braimllari shprehet se nuk ka lidhje me të.

‘Nuk besoj se i është referuar emrit tim. Pasi angazhimi ime brenda LSI kemi qenë në gjithë ato protesta kombëtare. Kam qenë gjithmonë në brezin e parë të organizimit të partisë. Nuk mund të dalë dot nga vetja ime.’

Braimllari i përgjigjet edhe akuzave që bëjnë atë bashkëpunëtor me Ëngjëll Agaçin dhe Erion Veliajn.

‘Kam një akuzë që kam bashkëpunuar me Ëngjëll Agaçin dhe Erion Veliajn. Nuk është e vërtetë jam në luftë të përditshme me bashkinë e Tiranës. E marr si diversion nga Erion Veliaj. Duket që ka gjetur urë ky diversion në partinë time. Koha besoj se është dëshmitari më i mirë i aksionit opozitar.’

Braimllari zbulon se njerëz afër Metës i kërkojnë të tjerëve të mos i bëjnë like apo share postimeve të tij në facebook. 

Kam dhënë dorëheqjen që të mos shkoj tek ajo pjesë që shkoj Partia Demokratike. Qëndresa ime në ekipin drejtues do detyronte të ndante ekipin në bazë. Ky është problemi im, duke pas eksperiencë shumë të madhe dhe duke qenë kundër në mendim, do krijonte çarje të strukturave. Do detyroja të përçaheshin njerëzit. Unë bëj një postim në facebook dhe  personazhe afër kryetarit i thonë mos i bëni like, share.’

Konflikti me Metën a është nxitur nga dëshmia e Brahimllarit në SPAK?

Sa i përket dëshmisë së tij në SPAK për lobimin e LSI në SHBA, Braimllari thotë se kjo nuk është arsyeja e ndarjes me Metën.

‘Nuk besoj se ka qenë kjo. Në SPAK kam shkuar për të dhënë shpjegime. Dhe nuk kam merak të shkoj atje sa herë të më thërrasin. Nuk jam thirrur për procedurat e zotit Meta. Nuk ka lidhje zoti Meta që unë shkova. Po të ishte arsyeja e SPAK, nuk do isha kandidat për këshillin bashkiak, nuk do isha drejtues i fushatës së 14 majit.’

Vlerëson dhe rolin e Monika Kryemadhit në parti 

Kam vlerësim të jashtëzakonshëm. Kam respekt të jashtëzakonshëm. Së bashku me të por dhe me Klajda Gjoshin, Elona Gurin arritëm të mbanim një peshë shumë të madhe të opozitës në vend. Monika në atë kohë u bë një digë për të bllokuar hemoragjinë që po I ndodhte partisë. E mbani mend. Monika u bë digë për të ndaluar hemoragjinë. Hymë në zgjedhjet e 2021 dhe morëm rezultatin që po të kishim kodi zgjedhor korrekt do të kishim 8 – 10 deputetë.

Komenton dekalaratat e Metës për ndryshime në statut.

"Po vendose nepotizëm në statut i bie të bësh ligj antiMonika i bie. Me atë ligj i bie të ketë zgjedhje mes Monikës e kryetarit për strukturat drejtuese, por kjo nuk do të ndodhë besoj. Etiketimi jonë për mendime ndryshe ishte i gabuar. Ne jemi munduar të jemi të kujdesshëm që mendimin e kundërt të mos e përcillnim në bazë" thotë ai.

Nga ana tjetër, ai beson se konventa e 27 prillit do e shtensionojë situatën.

‘I kemi parë problemet e brendshme të PD. Kemi kërkuar bashkimin e energjive opozitare. Kyu problem i fokusar brenda parisë sonë, heqin vëmendjen nga skandalet e bashkisë. Konventa e 27 prillit besoj se do e shtensionojë situatën.’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
'Stuhia' në PL, Braimllari: Ja kush ka shkuar në disa struktura dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim

 

Endrit Braimllari rrëfeu në 'Frontline Interview' se Tedi Blushi dhe pjesëtarë të tjerë të PL-së ka hedhur baltë mbi të në strukturat e partisë. 

Pyetje: Kam dëgjuar që ka pasur sulme edhe tek baza në adresë tënde? Vetëm për ty por edhe për familjarët?

Braimllari: Jo nga ana ime, nuk ka lidhje me familjarët. Ky nuk është zoti Meta. Është e kotë ta ngarkojmë me këtë përgjegjësi. Kandidati që do jetë për sekretar të përgjithshëm, ka shkuar në disa struktura dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim. Unë nuk do e bëja një gjë të tillë, për shumë e shumë arsye. Sepse kontributi im është i jashtëzakonshëm në 19 vite dhe unë nuk doja që kjo gjë të reflektohej poshtë tek njerëzit.

Pyetje: E keni të vërtetuar këtë? I referohesh Tedi Blushit apo jo?

Braimllari: Unë e kam të vërtetuar çdo gjë, sepse nuk ka qenë një person, kanë qenë disa persona, por kjo nuk është problemi im. Sepse unë nuk ka kulturë tjetër të politik bërjes. Nuk e kam personale me personin në fjalë. E kam me një frymë të përgjithshme. Çka do të thotë duhet të jemi të kujdesshëm në komunikimin e mesazheve poshtë në bazë. Sepse në gjykimin tim, baza duhet të jetë e paprekshme.

Ora 19:14
Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Endrit Braimllari zbuloi në 'Frontline Intervieë' se njerëz afër Metës i kërkojnë të tjerëve të mos i bëjnë like apo share postimeve të tij në facebook.

‘Kam dhënë dorëheqjen që të mos shkoj tek ajo pjesë që shkoj Partia Demokratike. Qëndresa ime në ekipin drejtues do detyronte tënndante ekipin në bazë. Ky është problem im, duke pas eksperiencë shumë të madhe dhe duke qenë kundër në mendim, do krijonte çarje të strukturave. Do detyroja të përçaheshin njerëzit. Unë bëj një postim në facebook dhe  personazhe afër kryetarit i thonë mos i bëni like, share’, thotë Braimllari.

Sa i përket dëshmisë së tij në SPAK për lobimin e LSI në SHBA, Braimllari thotë se kjo nuk është arsyeja e ndarjes me Metën.

‘Nuk besoj se ka qenë kjo. Në SPAK kam shkuar për të dhënë shpjegime. Dhe nuk kam merak të shkoj atje sa herë të më thërrasin. Nuk jam thirrur për procedurat e zotit Meta. Nuk ka lidhje zoti Meta që unë shkova. Po të ishte arsyeja e SPAK, nuk do isha kandidat për këshillin bashkiak, nuk do isha drejtues i fushatës së 14 majit’, nënvizon ish-nënkryetari i PL-së.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervini: 24/04/2024 07:47

    Dhe shume mire ta kane bere po lere ti qe ke dhene doreheqjen. Ka mbaruar koha jote e dallavereve dhe intrigave Endri.Hap krahun tani dhe shiko noj pune tjeter. Leke ke keshtu qe vazhdo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve