Këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 21:00, Champions League do zhvillojë raundin e fundit të fazës së ligës, ku do mësohen zyrtarisht tetë skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave, 16 skuadrat që do garojnë në play-off për një vend në fazën e radhës dhe 12 skuadrat e eliminuara.

Për momentin, zyrtarisht vetëm Arsenali dhe Bayern Munich e kanë siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa të eliminuara dhe pa objektiva janë ekipet e Frankfurtit, Slavias së Pragës, Villarrealit dhe Kairat Almaty, që mbajnë vendet e fundit.

Disa emra 'big' si Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid, Inter, Juve apo Dortmund, kanë siguruar fazën play-off, por kërkojnë tri pikët që do i fusnin brenda tetëshes më të mirë, çka do thoshte kalim direkt në fazën e 1/8-ave. Megjithatë asgjë nuk është e lehtë dhe renditja mund të ndryshojë në kohë reale me nisjen e takimeve.

Këtë mbrëmje do luhen sfida si: Benfica - Real Madrid, Barcelona - Copenhagen, Dortmund - Inter, Monaco - JuventusPSG - Newcastle dhe Napoli - Chelsea. Të gjitha klubet kanë objektiva të ndryshme, ndërsa Napoli i cili për momentin ndodhet në vendin e 25-të (i eliminuar) ka një detyrë të vështirë në 'Maradona' kundër Chelseat. 'Blutë' e Londrës kërkojnë pikët për mos dalë nga tetë vendet e para, andaj kjo sfidë është si një finale dhe italianët e Contes rrezikojnë eliminimin.

Edhe për Interin, Juventusin, Atalantën, Barcelonën dhe Manchester Cityn vlejnë tri pikë, andaj duelet e sotme janë plot llogari dhe nuk ka vend për gabime.

Champions League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):

E mërkurë, 28 janar 2026 - 21:00

Ajax - Olympiacos

Arsenal - Kairat Almaty

Athletic Bilbao - Sporting Lisbone

Atletico Madrid - Bodo/Glimt

Barcelona - FC Copenhagen

Bayer Leverkusen - Villarreal

Benfica - Real Madrid

Club Brugge - Marseille

Dortmund - Inter

Eintracht Frankfurt - Tottenham

Liverpool - Qarabag

Manchester City - Galatasaray

Monaco - Juventus

Napoli - Chelsea

Pafos - Slavia e Pragës

PSG - Newcastle

PSV - Bayern Munich

Royale Union SG - Atalanta

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?