Champions/ Shorti përballë Milanit, Ancelotti: Jo, e dua në finale! Napoli shkruan histiorinë, pas 17 vitesh 3 skuadra italianë në çerekfinale

Kishte premtime për surpriza, por Liverpool është mposhtur edhe njëherë nga Real Madrid. ‘galaktikët’ pas fitores 5-2 në Angli kanë mposhtur ‘the reds’ 1-0 edhe në Spanjë, duke treguar supermacinë ndaj një skuadre të përbetuar për hakmarrje. Në të njëjtën kohë Real Madrid rikonfirmohet edhe njëherë si skuadra numër 1 për fitimin e Champions League, që do ishte numër 15 për ta.

Në ‘Bernabeu’ golin e vetëm të përballjes e realizoi Benzema në minutën e 78 pas asistit të Vinicius Junior, me brazilianin që bëri një ndeshje madhështore. Kështu Real Madrid pret biletën e çerekfinaleve, ndërsa i pyetur pas kualifikimit trajneri i ‘galaktikëve’ Ancelotti ka thënë se ‘Milanin nuk e do në turin tjetër, por në finale’. Vlen të theksohet se kjo është hera e katërt në gjashtë vite që Real Madrid mposht Liverpool-in, dy prej të cilave në finale të Champions League.

Sakaq surpriza nuk ka patur as në ndeshjen tjetër mes Napolit dhe Eintrachtit të Frankfurtit. Madje italianët pas fitores 0-2 në Gjermani këtë herë ia kanë dalë lehtësisht 3-0 në stadiumin ‘Maradona’. Dy prej golave u realizuan nga Viktor Osimhen, ndërsa rrjeta tjetër pati autorësinë e Zielinskit.

Kjo sfidë më e vështirë ishte për policinë e Napolit, pasi për dy ditë me rradhë janë përballur me tifozët gjermanë të Frankfurti-t, të cilët nuk u futën në stadium, por zgjodhën trazirat në qytet. Gjatë natës pati djegie të makinave në qytet. Megjithatë ajo që vlen është se 3 skuadra italiane janë në çerekfinale për herë të parë pas 17 vitesh.

Në shortin që do të hidhet të premten, në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës, do të hiqen kufizimet. Pra skuadrat italiane mund të përballen me njëra-tjetrën dhe me kuriozitet pritet të shihet nëse do të ketë një euroderbi si Inter-Milan apo jo.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion