Pallatin Grand në Paris ai e kishte kthyer në një supermarket për të paraqitur këtë koleksion me të gjithë artikujt e mundshëm të tij në të cilën modelët me karrocat përkatëse sfilonin veshjet e këtij koleksioni. Vendi ishte modest por edhe veshjet ishin të krijuara e të përshtatura me kontekstin.
Koleksioni Vjeshtë – Dimër 2014/2015 që u prezantua ishte i një jete të përditshme, veshje sport të ndërthurura me pëlhura delikate të plota me ngjyra të shumëllojhshme dhe të ndritshme.
Karl Lagerfeld është përpjekur me anë të këtij koleksioni të shkatërroi konsumin e shpejt të mallrave të luksit. Me anë të këtij koleksioni ai do që të transmetoi mesazhin e tij për modën duke u përpjekur për të bërë një deklarat gjithëpërfshirëse në konsumin e dukshëm dhe të ciklit të shpejt të modës.
Karl, i njohur edhe për shfaqjet e tij teatrore – kësaj rradhe e kishte transformuar pallatin Grand të kryeqytetit francez në dyqanin ushqimor më luksozë në botë.
Rrobat erdhën në formën e kostumeve të lehta klasike të cilat Karl i dizenjon në mënyrë të përkryer me prerje rozë dhe pëlhura të shtypura me lule. Macja që ecën e Chanel ka provuar se trendi i veshjeve sportive nuk tregon shënja rënieje.
Shumica e dizanjuesve përpiqen që ta bëjnë konsumatorin e tyre të duket si në ëndërr në shfaqjet e tyre të modës, por Karl Lagerfeld me anën e këtij koleksioni ka kërkuar për ta sjellë modën përsëri në jetën reale, në një supermarket.
Marka prestigje franceze Channel tradicionalisht organizon shfaqje joshëse dhe kësaj rradhe duket se ka goditur në shenjë ku rradhët e rrafteve të supermarketit ishin mbushur me coco makarona, coco djathëra, salca, detergjentë dhe produkte të tjera të përditshme të quajtura coco Chanel.
"Për mua supermarketi është arti i sotëm," tha Lagerfeld pas shfaqjes, duke pranuar se ai rrallë shkon në supermarket për veten e tij.
Modele të tjera kishin paraqitur në trupin e tyre duke bërë pazare zinxhirët rreth trupit si stolisje.
Ky koleksion vjeshtë - dimër 2014/2015 ishte plot me xhaketa të prerjeve të ndryshme, pantallona me shkëlqime të plota të kombinuara me atlete.
Nën një kolonë zanore të muzikës pop ky kolekion u mbyll duke paraqitur të gjitha modelet në hollin e supermarketit secila duke blerë produktet që dëshironin duke pozuar kështu edhe këtë kolejksion kaq të veçantë të shtëpisë së modës franceze Chanel. Karl Lagerfeld në fund doli bashkë me modelen Cara Develine si shoqëruesja perfekte për të prezantuar esencën apo qershinë mbi tortë të këtij koleksion Vjeshtë - Dimër 2014/ 2015. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)