'Chiellini me foli për kalimin te Roma', Kumbulla: Nuk ka rëndësi nëse jam apo jo titullar me Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare ka kryer sot seancën e dytë stërvitore për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit më 11 tetor dhe kundër Lituanisë me 14 tetor. Në kuadër të këtyre përballjeve kanë folur sot dy futbollistë, mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla dhe sulmuesi i Ferencvarosh Myrto Uzuni.

Fillimisht Kumbulla tregoi diçka të cilën Chielini ia kishte thënë në përfundim të ndeshjes me Juventusin.

“Kam ndërruar bluzën me Chiellinin, pasi është idhulli im. Më tha bravo që zgjodha të shkoj te Roma.”

Më pas mbrojtësi më i kushtueshëm i Kombëates foli për dy përballjet në Ligën e Kombeve.

"Unë nuk e di a jam titullar apo jo. Vendos trajneri. Shpresoj të luaj dhe të ndihmojë skuadrën.  Jam mbrojtës i ri dhe nuk jam unë ai që bëj liderin.”

Uzuni, pas dy golave me Ferencvarosh keni ruajtur ndonjë për Kombëtaren?

“Normalisht kam shënuar dy gola më shumë vlerë për ekipin tim te Ferencvaroshi. Por tani është koha për kombëtaren dhe duhet të mendojmë të bëjmë sa më mirë këtu, së bashku me grupin. Normalisht kur vjen te Kombëtarja është një ndjesi e veçantë, pasi për çdo futbollist është diçka më e mirë për atë, golat më japin motivim dhe shtysë për të vazhduar përpara,"- u shpreh Uzuni.

Si të mos mjaftonte lënia jashtë listës së grumbullimit të 5 futbollistëve kryesorë të skuadrës nga Reja, të hënën u bë me dije se për shkak të koronavirusit nuk janë lejuar nga skuadrat të bashkohen me kombëtaren Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula, ndërkohë që është dëmtuar edhe Thomas Strakosha.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion