Qarku i Dibrës ka përqindjen më të lartë të konsumit të pijeve alkoolike dhe duhanit në Shqipëri.

Insituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për vitin 2018.

Nga 12 qarqe, vendin e parë e zë ai i Dibrës, me 6%.

Në vend të dytë për konsumin më të lartë të pijeve alkoolike dhe duhanit e zë qarku i Elbasanit, me 5.2%.

Kurse, në vend të tretë renditet qarku i Lezhës, me 4.8%.

Ndërsa qarku i Tiranës është me 3.3%.

I fundit në radhë, me konsumin më të vogël të pijeve alkoolike dhe duhanit është qarku i Vlorës me 2%.