Clippers i kthen borxhin Oklahomës, rezultatet e ndeshjeve në NBA

Clippers i kthen borxhin Oklahomës, rezultatet e ndeshjeve në NBA

Los Angeles Clippers vs Oklahoma City Thunder

Los Angeles Clippers janë rikthyer te fitorja dhe kanë mposhtur Oklahoma City Thunder në NBA amerikan. Ndeshja ka qenë e dyta në po kaq ditë që skuadrat kanë zhvilluar përballë njëra-tjetrës dhe pas fitores së OKC 100:101, tani Clippers janë hakmarrë dhe kanë triumfuar me rezultat 127:105. Padyshim që meritat më të mëdha për fitoren e Clippers i kishte Kawhi Leonard, që bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Ylli amerikan e mbylli takimin me 32 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, i ndihmuar edhe nga Russell Westbrook që shtoi 24 pikë të tjera dhe shtatë asistime.

Me pikë dyshifrore e mbyllen takimin edhe Hyland (16), Mann (14) dhe francezi Batum që shtoi 12 pikë të tjera. Shai Gilgeous-Alexander ishte më efikasi te Oklahoma City Thunder me 30 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. OKC nuk do të lëvizë nga California, pasi sonte pas mesnatës takohet edhe me Los Angeles Lakers, duke zhvilluar tre duele brenda tre ditësh në të njëjten palestër "Crypto Arena".

Rezultatet:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin