Rritja e shpejtë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur tregtinë e mallrave. INSTAT raporton se në 4 mujorin e parë të vitit volumi i tregtisë së mallrave të importuara dhe eksportuara nga deti dhe hekurudha është ulur me 21.15%. Nga janari deri në prill të këtij viti nëpër porte janë ngarkuar dhe shkarkuar 1.426 mijë ton, mallra duke u ulur me 6,9 %, krahasuar me 2021.
Ndërsa volumi i tregtisë nëpërmjet hekurudhës është ulur me 35.4%. Rritje ka regjistruar vetëm tregtia nga ajri. Por pavarësisht se volumi i tregtisë në sasi është në rënie dyshifrore, tregtia në vlerë financiare është rritur për shkak se për të njëjtat produkte po paguhet më shumë për ti blerë. Në vlerë financiare vlera e importeve nga portet është rritur me 31.7%, duke arritur në 137 miliardë lekë.
Por si pasojë e çmimeve të larta, janë rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Konkretisht vetëm të ardhurat doganore në këtë katër-mujor të parë janë rritur me 18.1%, ku rolin kryesor e ka luajtur TVSH-ja në import. Vlera e TVSH-së që paguhet në zhdoganimin e produkteve është më e lartë për shkak se produktet po kushtojnë më shtrenjtë.
Për të mbështetur vijimin e tregtisë dhe furnizimin e vendit me produkte, kryesisht ushqimore, qeveria vendosi të japë 3 miliardë lekë garanci sovrane për importuesit e produkteve ushqimore në mënyrë që ata të krijojnë furnizime deri në tre muaj.
Ndërkohë pak ditë më parë Banka e Shqipërisë raportoi se bizneset në këtë periudhë të parë të vitit kanë rritur kërkesën për kredi me qëllim kryesor që të kenë likuiditet për të importuar.
Nga ana tjetër FMN thotë se goditja që po jep lufta në Ukrainë po përshpejton rritjen e inflacionit, çka dëshmon se rritja e çmimeve do të vijojë.
K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor 2024, 21:48
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29