Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina! Bordi: U rrit në bursë, ndikon edhe forcimi i dollarit

Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina! Bordi: U rrit në bursë, ndikon edhe forcimi i dollarit

Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 6 lekë/litër. Nga sot nafta do të shitet me 227 lekë/litër, nga 221 lekë/litër që ishte. Ndërkohë, çmimi i benzinës është ulur me vetëm 1 lekë e ndërsa ai i gazit është ulur me dy lekë. Benzina do të shitet 201 lekë/litër nga 202 lekë/litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 78 lekë/litër nga 80 lekë/për litër.

Ndonëse në disa bursa ndërkombëtare çmimi i naftës ka pësuar një ulje të ndjeshme dhe ka shkuar në nivelet e para luftës, Bordi sqaron se sipas aktit normativ të miratuar nga qeverisë i referohet bursës agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD. Sipas Bordit, në këtë agjenci ditët e fundit ka patur rritje të çmimi i naftës, ndërkohë që është ulur çmimi i benzinës. Në njoftimin zyrtar, Bordi shprehet se shkak për rritjen është bërë edhe forcimi i dollarit në raport me lekun, çka sjell edhe rritjen e çmimit në Shqipëri.

Për këtë çështje ka reaguar edhe opozita, sipas së cilës çmimi i hidrokarbureve ka rënë në bursë dhe vetëm në Shqipëri nuk po merren masa për mbrojtjen e konsumatorit. Sipas Ilir Metës, Bordi ka për qëllim të rrjepë qytetarët shqiptarë. Ndërsa, deputeti i PD, Dash Sula thotë se një litër naftë sot duhej të shitej 14 lekë më pak.

"Çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë. Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet ti referohen të dhënave zyrtare të  agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursen e mesdheut.  Administrata Doganore është orientuar që të bëjë publik informacionin mbi lëvizjet e kësaj burse me qëllim që askush të mos shtrembërojë realitetin dhe të abuzojë me informacionin.

Nga Vendimi i fundit i Bordit Nr. 45, Prot, datë  11.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të  agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 10.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:

Datë 11.08.2022: Benzina 10 ppm   +29 USD/ton; Gazoili 10ppm   +42 USD/ton. Datë 12.08.2022: Benzina 10 ppm   + 6 USD/ton; Gazoili  10ppm   + 66 USD/ton

Datë 15.08.2022: Benzina 10 ppm    - 5 USD/ton; Gazoili  10ppm   + 41 USD/ton

Datë 16.08.2022: Benzina 10 ppm    -20 USD/ton; Gazoili  10ppm   +40 USD/ton

iii. Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,42 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit. Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve", shkruhen në njoftim. 

Ndërkohë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, njofton se për përditësimin e çmimeve të hidrokarbureve i referohet agjencisë “S & P Global Platts”, me qendër në Londër, të cilës i referohet edhe Bordi. Drejtoria e Doganave shkruan se me këtë agjenci bashkëpunojnë prej 15 vitesh.

"Burim për përditësimin e produkteve hidrokarbure, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përdor të dhënat ditore (ditë pune) përmbyllëse, të publikuara nga një prej agjencive ndërkombëtare më me reputacion “S & P Global Platts”, me qendër në Londër, me të cilën kjo drejtori bashkëpunon prej 15 vitesh. Theksojmë faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Doganava për artikujt si: benzinë, gazoil, mazut, solar, vajgur, jet, gaz i lëngshëm (butan, propan), biodiesel shfrytëzon të dhënat përmbyllëse ditore të S&P Global Platts. Me këto të dhëna informohen çdo ditë strukturat doganore", shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Çmimet e reja janë futur në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                  Ishte                 Bëhet
Nafta            221 lekë/litër    227 lekë/litër
Benzina       202 lekë/litër    201 lekë/litër
Gazi             80  lekë/litër      78 lekë/litër

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 18/08/2022 17:18

    Pak e paskan rritur KY popull e meriton naften 3000lek litri.se vetem flet e NUk reagon.

    Përgjigju
  • Bravoo: 18/08/2022 07:16

    Motren e ropt bordi me gjith politikanet plehra qe kemi

    Përgjigju
  • helidoni: 18/08/2022 02:25

    ore popull rama nuk merr vesh me fjale,,sa behet nje proteste ai rama e ul menjehere cmimin e naftes,,,,sapo mbaron protesta ai e ngre,,kjo quhet rrjepje ne mes te dites.....duhen te behen protesta perdite......

    Përgjigju
  • Gjyli: 17/08/2022 21:04

    Po ça te dale hesapi ne kete vend ketu punon gjithe diten dhe ne darke ti merre leket bordi.paskemi qene si macja me 7 shpirtra ne shqipot duan te na mbysin fare ne kete vend po nuk po ja arrijne dot.ca na kane rene per pjese ca mostra,vampira.

    Përgjigju
  • Kmesa: 17/08/2022 20:03

    Bordit MOS JA PRITE ZOTI RREZIKUN SA HER TJU VINE TE DERA E SHPISE.

    Përgjigju
  • Populli: 17/08/2022 19:49

    O popull pse komentoni e qaheni, a e votuat Rilindjen, qepeni gojën ose hani mut

    Përgjigju
  • Stefan: 17/08/2022 19:46

    O bordi i zhvatjes shikoni sa e keni nafte ne maqedoni 160 lek litri.

    Përgjigju
  • Paul: 17/08/2022 19:34

    kush eshte ky met hasa.....??????

    Përgjigju
    • Lala: 18/08/2022 17:17

      SA **** qeka KY meti..po shtypet Mona??

    • Elbasanlliu: 18/08/2022 12:56

      Ai qe shtyp atë që ka bërë dhe operacion plastic trëndafilin

  • arti: 17/08/2022 19:33

    nafta ka rene more ne 91 dollare/fucia ,,,ju e mbani naften 2300 leke / litrin....

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 17/08/2022 18:41

    Shqiperine e komandon Met Hasa, ortaku ne ndertimet te liqeni afer Sheratoni.

    Përgjigju
  • Shokutarras: 17/08/2022 18:38

    Karburant ju beft gjaku e mos ju befte efekt asnje lloj ilaci nga i pari tek i fundit...

    Përgjigju
  • Tani: 17/08/2022 18:31

    Nje tufe hajdutesh me ne krye Ramen mos u ngopshi o te mallkuar qe e pite gjakun ktij populli dele dhe egoist qe ne vend te merret me ju merren me njeri tjetrin !!

    Përgjigju
  • Tiku: 17/08/2022 18:22

    Blini makina me gaz, ose vini impiant se te nderon. Gazi 71 leke ne pikat e lagjeve, kam bere 300 km (150 interubrane dhe 150 brenda ne qytet) me vetem 20 mije leke.

    Përgjigju
    • @Partia: 17/08/2022 19:35

      Po, dakord, kur te ike Sala 97, depp, piramida, Gerdec, 11 janar nw CV, edhe PD te kete njerez qe frymezojne.

    • Partia: 17/08/2022 18:58

      Po sikur të dalim e të protestojmë e te hedhim qeverinë?

  • Beni: 17/08/2022 18:21

    Nafta 94 dollar fucia keto thone ka rritje.vjet me 94 dollar fucia, nafta shitesh me 186 lek. Ilace per bordin dhe ca i mban dera

    Përgjigju
  • Piku: 17/08/2022 18:18

    Dakord qe Shteti i mbron importuesit e naftes qe te shesin - me cmim sa ishte - naften e importuar para se te ulej cmimi. Por, ta rrisesh nderkohe qe kudo ne bote eshte ulur cmimi, duket e çuditshme. Erdhi koha të blejmë biçikleta dyshe si në Shkodër.

    Përgjigju
  • Andi: 17/08/2022 18:10

    Ilaçe ishalla, per femijet e Bordit dhe oligarkeve te hidrokarbureve.

    Përgjigju
  • Harem: 17/08/2022 18:09

    Ilace ju befshin bordit te parit pastaj cetit me shoke.mos befshi hajer edhe ju dalte ku ju dhemb me shume se na pite gjakun na pite.ceshte ky vend m.ti me paga te ulta e nafte 2 euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital

Sarandë/ Merr flakë një barake në fshatin Çukë, 57-vjeçari pëson djegie, në gjendje të rëndë në spital