Me thirrjen “ Çohun nga kafja”, ka nisur protesta e radhës kundër ndërtimit të resortit të Zvërnecit, në sheshin qendror të Fierit. Në fjalën e tyre protestuesit kanë kundërshtuar jo vetëm politikat e qeverisë për shitjen e pronave publike, por edhe politikat që kanë varfëruar popullin. Ata janë ndalur edhe te bregdeti i Qarkut Fier, i cili sipas tyre është i gjithi i shitur.
Protestuesit i kanë bërë thirrje njëherazi kryeministrit Rama të ballafaqohet me qytetarët e revoltuar pasi nuk mund të vazhdojë ta mbajë vendin peng.
Njëherazi protestuesit i kanë bërë thirrje edhe drejtësisë të reagojë ndaj thirrjeve të qytetarëve, “Rama në burg,” “Berisha në burg,” pasi në të kundërt, do të jetë populli ai që do të vendosë drejtësi. Protesta është përmbyllur me marshimin e protestuesve në rrugët kryesore të qytetit të cilët me pankarta në duar nuk kanë ndalur thirrjet për anullimin e projektit.
Lajmi kryesor:
LIVE TV/ Një javë ‘rezistencë’ kundër resortit në Zvërnec, qytetarët: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera









