Çollaku në ‘Real Story’: Nuk marrë pjesë në protesta ku sulmohet SHBA! Çupi: PD nuk del dot nga hija e Berishës

TIRANË- Kreshnik Çollaku ka qenë në grupin e atyre deputetëve që ka bojkotuar protestat e Sali Berishës, ndonëse disa nga grupi i Enkelejd Alibeajt ishin të pranishëm. Çollaku tha në Report Tv se nuk do të marrë pjesë kurrë në protesta ku sulmohet aleati më i madh i Partisë Demokratike dhe i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Çollaku tha se PD e ka të pamundur të vijë në pushtet nëse del kundër SHBA-ve.

“Nuk marr pjesë kurrë në protesta ku sulmohet SHBA, përfaqësuesit e saja në Tiranë, projektohet shenjat e para të forcave politike sovraniste, ka një tendencë anti-SHBA, anti-integrim. Ku ka lëvizje për Rama jam absolutisht, por kur perceptoj protesta të tilla që infiltrohen qëndrime të tilla kundër SHBA, apo për ti hapur rrugë forcave sovraniste unë s’do jem pjesë e kësaj. PD e ndarë dhe jomiqësore me SHBA e ka të pamundur të jetë në pushtet”, tha Çollaku në Report Tv.

Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Demokratike e k atë vëhstirë të dalë nga hija e Sali Berishës. Ndërkohë që Edvin Kulluri thotë se Berisha duhet t’iu shpjegojë shqipatërve arsyen e vërtetë përse është shpallur non grata nga SHBA.

“Ajo është një parti që nuk është në gjendje të dalë nga hija e Berishës. Edhe pse është favorizuar ai grupim për të dalë, favor është edhe besimi që i ngarkon SHBA. Rup që mërdhin sa del nga jorgani i Berishës. Të mos ndahesh nga ai është gjë e keqe, se personifikon një nga fenomenet më të egra që ka kaluar politika të paktën që nga viti 1912. E vetmja gjë që duhet të insistojë PD është grupi tek i cili beson Amerika dhe shqiptarët”, tha Çupi.

“Berisha duhet tu shpjegojë njerëzve pse është shpallur non grata, arsyeja nuk është as McGonigal, as Rama as Basha. Berisha po shpërdoron sovranitetin e demokratëve”, tha Kulluri.

Në të njëjtën linjë është analisti Sëknder Minxhozi i cili thotë se nëse Berisha nuk largohet, PD nuk do ta gjejë rrugën e duhur. Për të Berisha është një poltiikan me një kostum të vjetër, ndërsa thotë se grupi i Alibeajt duhet të vazhdojë të bëjë oponencë ndaj tij, pasi në këtë rrugë duhet të zgjedhin vetëm SHBA.

"Një lider politik që në momentin kur një komb duhet bashkuar ai e ndan. Në momentin që ti duhet të kesh negociatë me kundërshtarin ai e goditet, në momentin që i duhet rënë një rruge të tretë ai i bie vetëm rrugës së vet. Lider politik që vjen me një kostum ne politikë shumë të vjetër se ca është aspirata e të ardhmes, proceset integruese. Koha ecën, zotëria nuk ecën. Këta përfaqësojnë një oponencë ndaj Berishës, e kanë të pjekur idenë e tyre. Nëse përplasesh me SHBA, unë e zgjedh se është më afatgjatë se Berisha. Por nuk mjafton kjo, po pse janë kështu si janë. Nëse nuk hiqet Berisha, kjo parti s’do të gjejë rrugën që duhet", tha Minxhozi. 

Sa i takon zgjedhjeve vendore, Çollaku tha se do të futen më kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit dhe se kanë gati kandidatura edhe për Tiranën e Shkodrën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Zgjedhjet vendore, Çollaku në ‘Real Story’: Kemi gati kandidatët për Tiranën e Shkodrën

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv se do të dalin me kandidatë në 61 bashki të vendit për zgjedhjet vendore. Ai tha se edhe grupi i Alibeajt do të ketë kandidatët e tyre. Teksa Sali Berisha i ka prezantuar në të gjitha bashkitë, grupi i Alibeajt ka bërë publikë vetëm disa kandidatë. 

Çollaku thotë se janë në proces të vlerësimit të kandidatëve dhe se kanë gati emra edhe për bashkitë e Tiranës e Shkodrës, aty ku pritet që beteja elektorale të jetë edhe më e fortë. Por, Çollaku preferoi të mos zbulojë emra konkretë.

Kemi kandidatë në proces vlerësimi, në gjitha bashkitë e vendit. Nuk ka asnjë bashki që po e projektojmë pa kandidatë sot që flasim, pa e ditur ende vendimin e gjykatës. Sigurisht ka emër për Tiranën, për Shkodrën, në Elbasan, Korçë e Shkodër. Ne po bëhemi gati të futemi në zgjedhje, kandidatë kemi”, tha Çollaku në Report Tv.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 17/02/2023 07:25

    E mor kreshnik hipokriti.. si nuk hoqe dore nga dyfyryresia, si ne pune edhe ne jetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare