Të enjten u zhvilluan 18 ndeshjet e raundit të katërt në fazën e ligës së Conference League.
Në 'Fadil Vokrri' të Prishtinës, Drita e Gjilanit fitoi 1-0 kundër Shkëndijës së Tetovës në derbin e shqiptarëve. Goli i Arb Manaj në minutën e 20-të vendosi tri pikët për kampionët e Kosovës, që marrin vendin e tetë në klasifikim. Dueli përkoi me vigjiljen e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe tifozët dhuruan spektakël me koreografitë. Gjergj Kastrioti, deklarata e Pavarësisë e 28 nëntorit 1912 apo Adem Jashari ishin disa nga figurat e zgjedhura në banerat gjigand në stadium.
Në Islandë, Breidablik ndali 2-2 Samsunspor, por sërish turqit mbajnë kreun me pikë të barabarta me Strasbourg. Rezultat surprizë në Firenze, aty ku Fiorentina humbi 0-1 nga AEK Athinë. Për grekët shkëlqeu Thomas Strakosha dhe dëshira më e re e Sylvinhos, Stavros Pilios, i cili u shpall më i miri i ndeshjes.
Në Sllovaki, Slovan Bratislava fitoi 2-1 kundër Rayo Vallecanos. Ivan Balliu për spanjollët luajti vetëm 32 minuta, pasi u rrëzua keq me kokë në fushë pas një ndërhyrje, duke u detyruar të lërë sfidën.
Me nga 10 pikë, Samsunspor dhe Strasbourg mbajnë kreun, ndërsa mes tetë ekipeve më të mira janë edhe Celje, Shakhtar, Mainz, AEK Larnaca dhe Drita.
Conference League, e enjte 27 nëntor 2025 - raundi 4:
AZ Alkmaar 2-0 Shelbourne
Hamrun 3-1 Lincoln Red Imps
Lech Poznan 2-0 Lausanne
Omonia 2-0 Dynamo Kiev
Rakou 4-1 SK Rapid
Sigma Olomouc 2-1 Celje
Slovan Bratislava 2-1 Rayo Vallecano
Universitatea Craiova 1-0 Mainz
Zrinjski Mostar 2-1 Hacken
Aberdeen 1-1 Noah
Breidablik 2-2 Samsunspor
Drita 1-0 Shkëndija
Fiorentina 0-1 AEK Athinë
Jagiellonia 1-0 KuPS
Legia 0-1 Sparta Prague
Rijeka 0-0 AEK Larnaca
Shamrock Rovers 1-2 Shakhtar Donetsk
Strasbourg 2-1 Crystal Palace
Renditja:

Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu, ishte protagonist i një rrëzimi të frikshëm në humbjen e ekipit të tij 2-1 kundër Slovan Bratislavës në Sllovaki.
Në minutën e 30-të, ndërkohë që ekipi i tij ishte në epërsinë minimale 0-1, Balliu në një dyluftim me Nino Marcellin u rrëzua keq pranë vijës anësore. Aq i rrezikshëm ishte rrëzimi me kokë, sa u desh që stafi mjekësor t'i vinte me urgjencë në ndihmë.
Për disa minuta mbizotëroi heshtja në stadium, ndërsa Balliu nuk mundi të vijonte ndeshjen dhe u zëvendësua nga Ratiu. Rayo Vallecano ende nuk e ka një reagim në lidhje me dëmtimin apo kohën që do i duhet shqiptarit për t'u rikthyer në fushë.
Komente









