Conference League/ Fiorentina dominon në Turqi, Basel ia del me 'ruletën ruse'! Kualifikohet dhe Lech Poznan

Conference League/ Fiorentina dominon në Turqi, Basel ia del me 'ruletën ruse'! Kualifikohet dhe Lech Poznan

Festa e Fiorentinës

Conference League ka zhvilluar tre nga shtatë ndeshjet e mbrëmjes së sotme për 1/8 e kthimit. Pas dueleve të sotme, një biletë për në çerekfinale e siguruan Lech Poznan, Fiorentina dhe Basel. Gent u kualifikua dje pas fitores me Basaksehir.

Fiorentina fitoi 1-4 me Sivasspor në Turqi, duke mos e vendosur në diskutim kalimin më tej, edhe pse sot pësuan gol të parët nga Yesilyurt në minutën e 35. Cabral, Milinkovic, Igor dhe autogoli i Goutas dërguan shifrat në 1-4, me italianët që kishin fituar 1-0 edhe në ndeshjen e parë.

Lech Poznan fitoi 0-3 me Djurgarden në transfertë, teksa Slovan Bratislava dhe Basel barazuan 2-2. Ndeshja në Bratislavë u vendos pas penalltive, me "ruletën ruse" që i buzëqeshi zviceranëve.

Rezultatet:

Djurgarden 0-3 Lech Poznan

Sivasspor 1-4 Fiorentina

Slovan Bratislava 2-2 Basel (zviceraët kalojnë pas penalltive)

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD