Covid, edhe shifrat e manipuluara nga Lulzim Basha konfirmojnë se Shqipëria ka vdekshmërinë mes më të ulëtave në Europë

Covid, edhe shifrat e manipuluara nga Lulzim Basha konfirmojnë se Shqipëria ka vdekshmërinë mes më të ulëtave në Europë

Numri i fryrë i vdekjeve për shkak të Covid nga ana e Lulzim Bashës, po i kthehet si boomerang politik Partisë Demokratike dhe opozitës. Kjo, jo vetëm se të spekulosh me të vdekurit i duket opinionit publik një strategji makabre për të përfituar avantazhe politike (i rënduar nga përdorimi pa skrupull i fotove të kufomave të bëra në morgun e Tiranës), por edhe sepse, edhe te dhenat që tregon Basha konfirmojnë se Shqipëria ka shifrat më të ulëta të vdekjeve nga Covid në rajon dhe ndër më të ulëtat në Europë.

Website Worldmeters mat që nga fillimi i pandemisë të dhënat statistikore të Covid për të gjithë vendet e botës, përfshi dhe të dhënat mbi vdekshmërinë për 1 milion banorë. Sipas kësaj banke të dhënash që merr shifrat drejtpërdrejtë nga autoritetet shtetërore, Shqipëria ka deklaruar deri tani 672 të vdekur nga Covid (dhe jo 509 si pretendon Basha), me një tregues prej 234 të vdekurish për 1 milion banorë. Basha thotë që deri tani të vdekurit janë 923, dhe në këtë rast treguesi i vdekshmërisë do të ishte 321 (gjithnjë për 1 milion banorë): një diferencë që nuk kuptohet se çfarë vlere politike mund të ketë në strategjinë makabre të Bashës, pasi konfirmon se Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të ulët të të vdekurve shkaktuar nga pandemia.  

Marrim shembullin e Malit të Zi, ku treguesi i vdekshmërisë është deri tani 683 të vdekur për 1 milion banorë (dyfishin e Shqipërisë), Maqedonia e Veriut, ku treguesin e vdekshmërisë është 702 banorë për 1 milion banorë, ose Bosnja me një tregues 675. Të dhënat e Shqipërisë, edhe të fryra nga opozita, mbteten më të mira edhe se Franca ku treguesi i vdekshmërisë është 739 të vdekur për 1 milion banorë, se Spanja me një tregues 911, se Hollanda me një tregues 511, se Belgjika me një tregues vdekshëmrie 1322, se Italia me një tregues vdekshëmrie 804, se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fuqia më e madhe botërore, ku treguesi i vdekshmërisë është 785 për 1 milion banorë, dyfishi i Shqipërisë së vogël.  

Basha tentoi të manipulonte opinionin publik me sa duket duke llogaritur si të vdekur nga Covid edhe të vdekurit për shkaqe të tjera (pra ishin negativë nga tamponi, por kishin sëmundje të rënda të avancuara) që ndodheshin të shtruar njësoj në spitalet Covid si raste të dyshuara. Basha ka falsifikuar diagnozën e vdekjes të bërë nga mjekët duke e zëvendësuar me një përllogaritje të thjeshtë të ambulancës që trasportonte të vdekurin tek morgu, një falsifikim i trashë i shifrave i përdorur për të terrorizuar opinionin publik dhe për të treguar deshtimin e qeverisë. Në realitet opinion publik mbeti thjeshtë e indinjuar, ndërsa shëndetësia në Shqipëri po çertifikohet edhe nga opozita si një strukturë që po funksionon më mirë se në vende shumë më të zhvilluara. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lek: 21/11/2020 21:10

    Eshte nje poshtersi te denigrosh punen e palodhur te doktoreshave e shum doktoreve e infermiere qe po luftojne me kyt pandemi kam shum respekt per bluzat e bardha

    Përgjigju
  • Rrofte Mortja!: 21/11/2020 17:40

    Lista e të vdekurve ishte një fitore e madhe e Lulezim Bashes dhe pë të mos i ndodhur si me kaseten e kosovarëve këtë listë e shumëfishoi duke ua shpërndarë anëtarëve më të besuar. Madje një kopje ja dërgoi edhe Saliut.Por Saliu natyrisht kishte kopjen dixhitale e cila kishte disa arkivole më tepër se sa ajo e Lulit. Partia vendosi që këtë fitore ta festoi në ShQUP me verë e raki(këtë,rakinë e kishin nga rrushi i Ilirit të presidences)...Pra shkurt do të kërcejë qeni i kallaixhiut atje!! Natyrisht që Partia bëri thirrje edhe për ta pasuruar listën me të vdekur të tjerë,të cilët do ti sillnin anëtarët dhe militantët blue(për të vdekurit nuk kishte rëndësi ngjyra). Me një herë fjalën e mori Paloka: -Unë do ti dhuroj Partisë dy të vdekur;vajzen e tezes dhe xhaxhane.U qoftë i lehtë dheu demokratik,sepse ata kanë vdekur për demokracinë. Salla shpërtheu në duartrokitje frenetike. U ngrit vringthi edhe Monika që ha Vesh duke i lënë të habitur ata të presidiumit. -Shënoni prapa liste edhe Ilirin,sepse ai ka vendosur të bëhet theror si Alende...! Le të jetë jeta e tij një kontribut për partinë edhe pse prapa liste! Ndërkohë po vërsuleshin Haxhi Nastrua,Gazmendi,Gjata...duke dorëzuar të vdekur të shumtë si dajallarë,teze e deri kushërinj të trete...(për më të largët nuk pranoheshin). Presidiumi kërkoi letra të tjera A4 sepse lista po bëhej shumë e gjatë. Luli nuk u përmbajtë dot: -Me tërë këta të vdekur që ka Partia jonë tashmë Edin e kemi hedhur në fik! Rroftë mortja demokratike!

    Përgjigju
  • Kacidhe: 21/11/2020 17:18

    Lul*ime Basha simbolizon vdekjen me miratim te halese doktor vdekjes Berishe

    Përgjigju
  • Luli dhe lista e te vdekurve: 21/11/2020 16:58

    1-Sali Berrisha 2-Ilir Floriri 3-Monika qe ha vesh 4-Gazi i Bardhe 5-Haxhi Nastrua 6-Gjuhe Gjata ....Lulit i ka hup lista e te vdekurve dhe po krijon nje te re me bindese...

    Përgjigju
  • ebni: 21/11/2020 15:39

    haha tani na e mbushet mendjen ju. po pse folet kot, lejani liderit te madherishem ne oren 6 ye na mnbushe mendjen

    Përgjigju
    • Adeci: 21/11/2020 17:20

      Mendja jote bosh nuk mbushet as NGA uji i detit o fyell. K*qe gomari

  • LULI ja fut vehtes: 21/11/2020 15:19

    7x6=49

    Përgjigju
    • superliga: 21/11/2020 19:20

      Mos ja ver re lulushit se keshtu e ka ai e mendon 7 dhe e shkruan 6 dhe hesapet i dalin tjeter per tjeter. Ja i duket vetja kryeminister dhe une nuk njoh nje demokrat qe do ta shohe ate ne karigen e Kministrit. i ka vetveshur vehten qyrkun e opozitarit dhe kujton se do e mare vrulli e do behet i pari vendit, a thua se njerezve u behet shume vone per opoziten e qeverine egzistuese bashke.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar